Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi theksoi se prespektiva e NATO për sigurinë është më e avancuar se ajo e BE.
Në konferencën për “Sfidat e Sigurisë të NATO”, kryeparlamentari ngriti gjithashtu si shqetësim se investimet e aleancës atlantike mbi sigurinë po dëmtohen nga qëndrimet konfuze të Bashkimit Europian.
“Serbia dhe Mali i Zi kanë çelur negociatat por janë në vend numëro. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u refuzuan nga ky proces në mbledhjen e KE në 17 tetor. Dikur BE, kërkonte peticionet për të justifikuar dilemat e saj, sot burokratët duken më të kthjellët se vetë lidershipi i BE. Ndërsa Kosova dhe Bosnje Hercegovina kanë një perspektivë ende më të paqarta akoma. Kjo pozitë asimetrike mes integrimit në NATO dhe integrimit të BE jo vetëm vendet e rajoni në vetvete por gjithë sigurinë e Bashkimit Europian. Sigurisht që NATO ka problemet e saj dhe mund të mos jetë absolutisht perfekte, por vizioni dhe investimet e saja për sigurinë dëmtohen nga këto qëndrime konfuze të BE.”
Për Ruçin, qëndrimet e dyzuara të anëtarëve të BE po i hapin terren Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor.





