Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i kënaqur, marrëveshje...

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk...

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe Asllani gol...

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo...

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura: I vetmi...

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa...

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk do të...

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat për makinat...

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, zetori përmbyset në rrugë, një...

Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet të mbrojë kapacitetet bërthamore...

Shahini për Ligjin e Rinisë: Garanton pjesëmarrjen e të rinjve në proceset politikëbërëse

4 Nëntor 16:10

Gjatë seancës së sotme plenare Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë kërkoi votimin për “Projektligjin e Rinisë”, një ligj i cili për herë të parë do të krijojë mekanizmat për fuqizimin e plotë të rinisë.

 

Sipas Ministres Shahini, falë këtij ligji rregullohet mbështetja e organizimit rinor, përfaqësimi i rinisë në vendimmarrje dhe financimi publik i aktiviteteve rinore.

 

“Ligji përcakton ‘Rininë’, personat nga mosha 15-29 vjeç. Identifikon 2 kategoritë e organizimit rinor:  organizatat rinore, të përbëra nga të rinj dhe organizatat për të rinj që zbatojnë projekte dhe aktivitete të cilat kanë në fokus të rinjtë. Për herë të parë mundëson financimin publik të tyre”, shprehet ajo.

 

Ndër të tjera, Ministrja Shahini nënvizon faktin se ky ligj është i ndërtuar mbi parime bazë: ai i mosdiskriminimit; parimi i lirisë së organizimit të iniciativave rinore dhe i vetëqeverisjes së organizatave; si dhe parimin e mundësive të barabarta dhe garantimit të pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politikëbërëse dhe vendimmarrëse në fushat që inkurajojnë zhvillimin e të rinjve.

 

Për sa i përket pjesëmarrjes, Ministrja Shahini thekson se ajo do të sigurohet përmes themelimit të dy institucioneve të reja: a) Këshilli Vendor Rinor – pranë secilës bashki me përbërje nga të rinjtë (dhe të përfaqësuesve përkatës që merren me politikat rinore në nivel bashkiak; b) Këshilli Kombëtar Rinor – pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin, me përbërje nga të rinjtë dhe përfaqësues të ministrive të tjera përkatëse për politikat rinore.

 

“Këto dy këshille do të propozojnë prioritetet e politikave rinore që duhen zbatuar nga bashkitë dhe ministria; propozojnë orientimin e buxhetit drejt këtyre politikave; marrin pjesë në hartimin e strategjisë së rinisë dhe bëjnë monitorimin e strategjisë së rinisë”, tha ajo.

Posted Under:
Politike Vendi
Tagged:
Bashki Besa Shahini buxhet ligj rini Te Rinj

Nga e njëjta kategori

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron jetë në spital i moshuari

më shumë...

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo rrugë demokratike për t’u përballur me sfidat

më shumë...

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura: I vetmi që nuk plotëson kriteret në garë është Sali Berisha, do e denoncoj në SPAK

më shumë...

17-vjeçarja vjedh një makinë në Dhërmi, ndihmohet nga 25-vjeçari, por arrestohen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:40

Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën...

12:31

Realizohet kërkesa e vajzave, një djalë hyn...

12:03

Shpëtojnë nga televotimi, kush janë dy fituesit...

11:38

“Ti je burrë e grua”, romancat në...

11:24

Kush janë 5 fermerët e preferuar të...

10:34

Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma...

10:26

Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana:...

9:50

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:36

“Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola...

9:30

Dy ushqime të përditshme që mund të...

9:17

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i...

9:05

Hyrje të reja dhe vendime që trondisin...

9:00

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron...

8:29

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre,...

7:45

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe...

7:20

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të...

7:05

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura:...

6:40

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që...

6:25

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk...

6:18

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • Ktheu tarracën e pallatit në apartament, arrestohet 57-vjeça...
  • Irani i paraqet SHBA-së propozim të ri për t’i dhënë f...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • 700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do pa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.