Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

7 persona humbin jetën në Gaza pas sulmeve izraelite

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e tyre ajrore,...

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi bie nga...

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në spital drejtuesi...

NATO reagon për largimin e 5 mijë trupave amerikane...

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini në shenjë...

Anis Mehmeti “prek ëndrrën”, sezonin e ardhshëm do të...

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin e protestave...

13 të vrarë në jug të Libanit, Izraeli vijon...

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton turistët: Ofrojmë...

Rama: Urgjencës brenda 2021 i shtohen edhe 55 autoambulanca të reja

1 Nëntor 13:55

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka marrë pjesë në një aktivitet të organizuar për modernizimin e Urgjencës Kombëtare.

 

Rama ka theksuar se tashmë  stafi i Urgjencës është jo vetëm i mbështetur dhe dinjitoz, por edhe i mirëpërgatitur për të përballuar çdo gjë

 

Në fjalën e tij shefi i qeverisë solli në vëmendje rastin e tërmetit të 21 shtatorit me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter, duke thënë se në Urgjencë janë regjistruar 160 thirrje të trajtuara dhe kanë marrë ndihmë në kohë reale 120 qytetarë të dëmtuar.

 

“Për të gjithë ata që kanë pasur nevojën e Urgjencës Kombëtare, në këtë fazë transformimi epokal, asnjë nga fjalët që u tha sot nuk bie në tokë, vetëm pak orë pas tërmetit të 21 shtatorit, janë regjistruar në kompjuterët e Urgjencës 1600 thirrje të trajtuara dhe kanë marrë ndihmë në kohë reale 128 qytetarë të dëmtuar në Tiranë e Durrës. Diçka që vetëm pak vite më parë do të ishte e pamendueshme dhe jo më e realizueshme, sepse pak vite më parë Urgjenca mjekësore e kishte të pamundur të trajtonte më shumë se tre raste në të njëjtën kohë”.

 

Ndër të tjera, Rama premtoi se brenda vitit 2021 do të jenë vënë në përdorim edhe 55 autoambulanca të reja, që do të mbulojnë me katër rrota shërbimin në të gjithë territorin e Shqipërisë. Gjithashtu, kryeministri shtoi se Urgjenca Kombëtare nuk do të shërbejë vetëm për t’iu dhënë ndihmë njerëzve në nevojë, por edhe si një vend ku të denoncohen të gjitha rastet e korrupsionit në shëndetësi.

 

“Sot stafi i Urgjencës është jo vetëm i mbështetur dhe dinjitoz, por edhe i mirëpërgatitur për të përballuar çdo gjë. Ne duhet të vazhdojmë plotësimin e flotës sonë të autoambulancave, që është sot më aktive, por ka ende mangësi. Na duhen edhe 55 autoambulanca të reja, që të kemi të mbuluar me katër rrota të gjithë nevojën për shërbim në Republikën e Shqipërisë. Për këtë arsye, më 2020 do të bëhen të gjitha procedurat, që brenda vitit 2021 kjo çështje do të jetë e mbyllur. Së shpejti do bëhet dhe një reformë tjetër, që do të garantojë një mbajtje dhe përdorim efikas të çdo leku të investuar. Jemi shumë të vetëdijshëm edhe për faktin se përtej punës, përtej shërbimeve dhe efekteve pozitive në jetën e njerëzve, në Shqipëri kryhen 50 mijë operacione çdo vit, dhe po të përfshijmë edhe lindjet e ndërhyrjet kirurgjikale, shkojnë në 90 mijë. 50 mijë njerëz hyjnë në thikë në Shqipëri. Është koha të mendojmë që në sistemin tonë të Urgjencës të fusim edhe pjesën, që shërbimi i Urgjencës të mos jetë thjesht një shërbim për personat në nevojë, por edhe një pikë referimi për të denoncuar rastet e referimeve jashtë spitalit, rastet e recetave që shko blij këtu, e shko atje, kur ilaçet janë në spital. Ky është një hap lehtësisht i bëshëm, që numri i Urgjencës i drejtohet strukturave spitalore”.

 

Ndër të tjera kryeministri bëri një krahasim të asaj, që sipas tij, ndodhte me shërbimin e Urgjencës Kombëtare dhe të ndryshimeve që ka pësuar ky shërbim vitet e fundit.

Posted Under:
Sociale
Tagged:
Autoambulanca rama Urgjenca

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e diel

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e shtunë, çfarë ndodh me temperaturat

më shumë...

Sot 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve!

më shumë...

Mbi 50 mijë trauma në vit në Shqipëri, mjekët: Pjesën më të madhe e zënë aksidentet automobilistike

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

7:05

7 persona humbin jetën në Gaza pas...

6:59

Emiratet e Bashkuara Arabe rihapin hapësirën e...

6:50

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi...

6:08

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, humb jetën në...

6:06

NATO reagon për largimin e 5 mijë...

5:35

Këto janë anët më të këqija të...

5:27

SHBA largoi 5 mijë ushtarë nga Berlini...

5:05

Anis Mehmeti “prek ëndrrën”, sezonin e ardhshëm...

4:58

Starmer lë të hapur mundësinë për ndalimin...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e diel

4:34

Mbaron periudha e vuajtjes, muaji maj sjell...

4:27

Tiranë/ Vodhi varëse floriri me vlerë 12...

4:22

Vlorë, tentoi të vidhte motomjetin, arrestohet në...

3:39

13 të vrarë në jug të Libanit,...

3:24

Hapet sezoni turistik në Himarë, Tavo fton...

3:07

Salianji: Berisha, plak i legenosur, unë bëj...

2:47

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

2:45

Operacioni antidrogë në Elbasan! Policia ndan detajet:...

2:31

“Më krijoi një hendek të madh”, Klodi...

2:19

U nda nga i dashuri LIVE! Nëna...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • “Ajo nuk do të preket kurrë”, nëna e Indrit flet...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Hyrje të reja dhe vendime që trondisin garën, nis “Fer...
  • U nda nga i dashuri LIVE! Nëna e Indrit flet hapur për vendi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.