Një i ri ka rënë në prangat e policisë pasi dyshohet se konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës.
Si rezultat është vënë në pranga shtetasi E.K., 25 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit, shtetasi S.M., 27 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit S.M., i cili kishte përshtatur ambjentet për konsumim të lëndëve narkotike, në tavolinën e shtetasit E.K..
Gjithashtu uniformat blu kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë, një kapak metalik me mbetje të lëndës narkotike dhe kartëmonedha në formë tubi, me anë të cilave ishin konsumuar lëndë narkotike.





