Një operacion i përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve franceze ka goditur një tjetër skemë mashtrimi të call centerave që dyshohej se vepronte në Tiranë .
Aksioni është zhvilluar Tte merkuren ku janë ushtruar kontrolle në një qendër thirrjesh dhe në katër banesa, në kuadër të një hetimi ndërkombëtar për mashtrime përmes investimeve në kriptomonedha.
Sipas hetimeve, viktimat, kryesisht shtetas francezë kontaktoheshin nga persona me identitete të rreme, të cilët i bindnin të investonin në platforma online, duke u premtuar fitime të larta. Dëmi i shkaktuar arrin në rreth 2 milionë euro.
Nga shkëmbimi i informacionit përmes Eurojust, autoritetet franceze kanë ndihmuar në gjurmimin e fondeve të transferuara në kriptovaluta, çka ka çuar në identifikimin e disa shtetasve shqiptarë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Një person është ndaluar si i dyshuar kryesor për hapjen e portofoleve të kriptovalutave dhe transferimin e parave, ndërsa jane identifikuar edhe pese personha te tjere te perfshire ne kete aktivitet criminal. hetimet vijojnë për të zbuluar të gjithë rrjetin. Gjatë operacionit janë sekuestruar kompjuterë, telefona, pajisje elektronike, portofole kripto, një automjet luksoz dhe shuma parash në disa valuta, çka dëshmon për përmasat e ketij aktivitetit.
Ky operacion vjen në një kohë kur Shqipëria është vënë shpesh në fokus për aktivitetin e call center-ave mashtrues, që synojnë zhvatjen e qytetarëve të huaj përmes skemave online.





