Asnjë nëxënës nuk do të pranohet në shkollë pa kryer më parë vaksinimin.
Këtë vit krahas 11 vaksinave të detyrueshme, ministria e shëndetësisë ka shtuar edhe një te re në librezën e cdo nxenësi.
Ky njoftim është afishuar tashme edhe në cdo shkollë pasi nga sot ka nisur procesi i regjistrimit.
OGERTA MANASTIRLIU
MINSITRE E SHENDETESISE DHE MROJTJES SOCIALE
Ne kemi një mbulesë vaksinale mbi 95% por kjo nuk do të thotë që të mos merren masa për të ruajtur dhe ta përmirësuar atë, ndaj do të nisim një aksion të detajuar në terren që vaksinimi të mbërrijë te çdo fëmijë.Me nisjen e procesit të regjistrimit në çerdhe, kopshte dhe shkolla, Njësitë Vendore të shëndetësisë do të jenë në terren për monitorimin rigoroz të kartelave të vaksinimit në çdo strukturë arsimore, qoftë publike apo private.
Plani i masave për këtë proces do të zbatohet në cdo shkollë dhe do të jetë kërkesë për cdo familje që ka fëmijë në shkolla 9 vjecare dhe gjimnaze.
Pas rekomandimeve të Këshillit Kombëtar të Vaksinimit dhe Komitetit të Ekspertëve, kemi rishikuar kalendarin e vaksinimit. Një vaksinë e re, Rotavirusi, do t’i shtohet kalendarit të vaksinimi duke filluar nga 1 Tetori, duke e çuar në 12 numrin e vaksinave të detyrueshme dhe duke e përafruar kalendarin tonë me atë të vendeve të Bashkimit Europian. Të gjitha këto masa duhet të shkojnë paralel me ‘luftën’ që duhet të kemi me përhapjen e lajmeve të rreme, sidomos në rrjetet sociale, se vaksinat nuk janë efektive. Vaksinat janë të sigurta, ndaj një apel për ndërgjegjësimin e çdo prindi, për rëndësinë e vaksinimit”.
Aktualisht në të gjtihë vendin shpërndarja e vaksinave është bërë e mundur në 95% të territorit, ndësra pritet që të ketë investime për sa i përket sistemit frigoriferik në cdo qendër shëndetësore ku do të ruhen vaksinat e detyrueshme.






