Rasul Miklaev i akuzuar si pjesëmarrës i radhëve të ISIS në konfliktin sirian kërkoi nga gjykata e Durrësit që të mos lejojë ekstradimin e tij në Rusi.
34 vjecari deklaroi në seancën e zhvilluar të enjten ne gjykatën e qytetit bregdetar, se në Rusi i rrezikohet jeta. Ai deklaroi se nuk është terrorist, por në Siri është marrë me aktivitet humanitar.
Miklaev i cili hyri ne Shqipëri si refugjat dhe u strehua ne qendrën e mbyllur ne Karrec të Vorës, kërkoi që të mbrohej nga një avokat i caktuar kryesisht, pasi nuk ka burime financiare për të pajtuar vetë një mbrojtës ligjor.
Seanca u shty pasi ne sallën e gjyqit mungoi prokurori ndërsa vendimi për ekstradimin e tij pritet të jepet më 10 shtator.
Rusi Miklaev u mbajt ne Shqipëri nen vëzhgim për më shume se 3 muaj nga agjencitë e antiterrorit.
Ne qendrën e mbyllur të refugjatëve ai shtirej si memec ndërsa informacionet dhe verifikimet me agjencitë partnere inteligjente çuan ne identifikimin e tij.





