E diel, 8 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Terroristi rus Rasul Miklaev: Mos më ekstradoni

Rasul Miklaev i akuzuar si pjesëmarrës i radhëve të ISIS në konfliktin sirian kërkoi nga gjykata e Durrësit që të mos lejojë ekstradimin e tij në Rusi.

 

34 vjecari deklaroi në seancën e zhvilluar të enjten ne gjykatën e qytetit bregdetar, se në Rusi i rrezikohet jeta. Ai deklaroi se nuk është terrorist, por në Siri është marrë me aktivitet humanitar.

 

Reklamë

Miklaev i cili hyri ne Shqipëri si refugjat dhe u strehua ne qendrën e mbyllur ne Karrec të Vorës, kërkoi që të mbrohej nga një avokat i caktuar kryesisht, pasi nuk ka burime financiare për të pajtuar vetë një mbrojtës ligjor.

 

Seanca u shty pasi ne sallën e gjyqit mungoi prokurori ndërsa vendimi për ekstradimin e tij pritet të jepet më 10 shtator.

 

Rusi Miklaev u mbajt ne Shqipëri nen vëzhgim për më shume se 3 muaj nga agjencitë e antiterrorit.

 

Ne qendrën e mbyllur të refugjatëve ai shtirej si memec ndërsa informacionet dhe verifikimet  me agjencitë partnere inteligjente çuan ne identifikimin e tij.

Më shumë video

Reklamë