Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
08 May 2026
Vizion fokus

Starmer humb zgjedhjet lokale, partia e Nigel Farage triumfon...

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca në Gjykatën...

Opozita kërkon largimin e Ramës, Berisha thirrje qytetarëve për...

“Po më kufizojnë të drejtën për t’u mbrojtur”, Veliaj...

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me dy raketa...

Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në...

“Anëtarësimi në BE një bekim për Shqipërinë”, Rama: EU4Municipalities...

Programi për transformimin e bashkive, ministri Demo: Buxhet 11...

Aksion i madh policor në Gjermani, disa persona sulmojnë...

Mbyllja e kapitujve të integrimit, Dhuka: Jemi gati për...

Vasili: Krimi zgjedhor është i qartë dhe i demaskuar

1 Korrik 12:09

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish këtë të hënë një ditë pas mbylljes së procesit zgjedhor për kryebashkiakët ku është shprehur se duhet të denoncojmë maskadadën e krimit zgjedhor të konsumuar nga Edi Rama dhe rilindja e tij.

 

Në akuzat e tij Vasili shkruan se dhe pse të vetëm në zgjedhje sërish Rilindja nuk ka dalë jashtë konturit të saj për të manipuluar zgjedhjet.

 

Nënkryetari i LSI akuzon edhe KQZ në lidhje me rezultatet te Ura Vajgurore, ku thekson se nga 5900 votues që kanë hedhur votën në kuti kandidati është shpall fitues me 7666 vota.

 

“Jemi në këtë komunikim urgjent sot së bashku për të mos humbur asnjë minutë kohë në denoncimin e maskaradës dhe krimit zgjedhor të konsumuar nga Edi Rama dhe rilindja e tij. Megjithëse të vetëm në zgjedhje, me gjithë se vetë organizonin zgjedhjet, i numëronin, i administronin dhe bënin gjithçka, Edi Rama dhe të tijët kanë filluar dhe kanë konsumuar dje një batërdi dhe një krim zgjedhor të pashembullt në historinë e pluralizmit shqiptar.

Të gjithë ju jeni shumë të interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndiqni dhe të njiheni me faktet. Të nderuar qytetarë dhe qytetare, jam i bindur që të gjithë ju do të mbeteni pa frymë, jo vetëm në Shqipëri, por kudo në botë, kur të dëgjoni se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet. Konkretisht të nderuar qytetarë, në bashkinë e Urës Vajgurore, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Partisë Socialiste, kane votuar 5900 votues. Pra 5900 vetë kanë hedhur votën në kuti sipas KQZ-së socialiste. Por sa vota ka numëruar komisioni socialist? Ka numëruar 7666 vota.

Pra të nderuar qytetarë, fiksojeni në vëmendje, kandidati socialist i Partisë Socialist në Urën Vajgurore fiton me 140 e ca % të votave.

Vazhdojmë më tej, flas këto janë vetëm pak fakte përpara mijëra të tjerave me të cilat ju do të njiheni pambarimisht. Në Malësinë e Madhe, kanë votuar sipas KQZ të PS, 7600 votues. Ndërsa numëruesit socialistë të organizatës së partisë numërojnë 7772 vota, pra tejkalimi i socialistëve, kemi të nderuar qytetarë për herë të parë në historinë e Shqipërisë, kandidatë me 110% të votave. Sigurisht kampionin e kemi në Urën Vajgurore me 140%. Shkojmë më tej në Bashkinë e Divjakës. Komisioni  Organizata Socialiste në KQZ raporton që kanë votuar 13 mijë njerëz. Vetë socialistët e KQZ me gjithë socialistët ngado që janë nëpër komisionet e qendrave të votimit, por në kutinë e votimit ishin 13 mijë vota ,komisioni numëron 13 mijë e 500 e ca vota. 500 e ca vota më shumë . edhe ky të nderuar qytetarë arrin  një fitore të jashtëzakonshme me 157% të votave. Të gjitha fitoret e djeshme  të Edi Ramës janë me mbi 100 e ca% të votave. Kjo hajdutëri dhe krim zgjedhor është i pashembullt, është makabër, është flagrant është në sytë e të gjithëve. Edhe duke pasur gjithçka në duart e tyre, kanë vjedhur, batërdisur dhe shpërdoruar në mënyrën më të frikshme.

Sot përpara shqiptarëve krimi zgjedhor është i qartë dhe i demaskuar. Unë po citoj shumë pak fakte nga ato mijëra të tjerë që do të keni mundësi të ndiqni dhe të tronditeni pa masë. Megjithatë sot është vendi dhe koha për të pohuar qartë që sot në lojë është dhe integriteti i komunitetit ndërkombëtar, i cili mori përsipër ti monitorojë dhe ti ndjekë këto zgjedhje. Ky krim dhe jo shëmti e padëgjuar zgjedhore, kjo batërdi e themeleve të shtetit të votës së lirë, të Kushtetutës, të demokracisë, është konsumuar në sytë e tyre. Përpara tyre ka vetëm një provë, ose ti bëjnë shërbim integritetit minimal të votës së lirë, ose më tej çdo shqiptar do të pyeste: “Çfarë janë këta? Përse duhen dhe ç’rol kanë në Shqipëri?”, pasi këto fakte ku kandidatët socialiste fitojnë me mbi 100% të votave, janë fakte që do të tronditin këdo njeri të ndershëm të çfarëdolloj kombësie.

Gjithsesi do  të mbetemi në komunikim të vazhdueshëm, për t zbërthyer fije për fijë këtë krim shtetëror të konsumuar nga një kryekriminel votash, zgjedhjesh që quhet Edi Rama. Me durim dhe shumë vendosshmëri, do ta zhbëjmë këtë aferë dhe këtë maskaradë që është e gjitha në dëm të shqiptarëve dhe të ardhmes së tyre, integrimit europian të tyre deri më një. Faleminderit!”

Posted Under:
Politike
Tagged:
Edi Rama Krim Zgjedhor Vasili votime

Nga e njëjta kategori

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca në Gjykatën Administrative

më shumë...

Opozita kërkon largimin e Ramës, Berisha thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestë

më shumë...

“Po më kufizojnë të drejtën për t’u mbrojtur”, Veliaj në Gjykatën Administrative: Ky pushtet i pakontrollueshëm është arbitraritet, jo drejtësi

më shumë...

Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë kryebashkiakun: Ç’të mbeti, vij e bëj unë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

3:53

INSTAT: Çmimet u shtrenjtuan, inflacioni në prill...

3:41

Starmer humb zgjedhjet lokale, partia e Nigel...

3:29

Protestojnë peshkatarët në Pogradec, kërkojnë heqjen e...

3:22

Padia e Veliajt kundër Dados, shtyhet seanca...

3:13

Skandali i helmimit të studentëve, policia shpall...

2:57

Opozita kërkon largimin e Ramës, Berisha thirrje...

2:54

“Vetëvendosje” koalicion me 3 parti: Synojmë vazhdimin...

2:43

“Po më kufizojnë të drejtën për t’u...

2:17

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me...

2:06

Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika...

1:58

Publiku vendos sot për Fabjolën! Mbrëmjen e...

1:05

“Anëtarësimi në BE një bekim për Shqipërinë”,...

12:58

Programi për transformimin e bashkive, ministri Demo:...

12:48

Programi europian për pushtetin vendor, ambasadori Gonzato:...

12:35

Aksion i madh policor në Gjermani, disa...

12:31

Skender Hita mesazh studentëve të Akademisë së...

12:18

Mbyllja e kapitujve të integrimit, Dhuka: Jemi...

12:11

Era e fortë shkakton probleme në Vlorë,...

12:03

Autorët i shkuan në lokal, Rexhep Ismaili...

11:45

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

Më të klikuarat

  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë k...
  • Atentati në Sarandë, ky është 66-vjeçari që u ekzekutua me p...
  • 3 shenjat që do kenë më shumë fat në para këtë periudhë
  • “Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur me fustan kthen j...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.