Kryeministri Edi Rama nuk I ka kursyer batutat dhe ironitë në drejtim të Bashës e Kryemadhit.
Nga Durrësi, Rama tha se kreu demorkat bëri gabimin më të madh që dogji mandatet pasi nuk do të marrë asnjë dhuratë si në zgjedhjet e 2017.
Në kuadër të kësaj deklarate Rama nuk kurseu as sarkazmën në drejtim të drejtueses së LSI, Monika Kryemadhi të cilën e quajti një fallxhore që mendon se do të vijë në pushtet përmes leximit të filxhanëve.
“E mbani mend kur tha miku im (Lulzim Basha): E rrëzuam gjysmën e qeverisë, tani o burra të rrëzojmë dhe gjysmën tjetër të hyjmë në zgjedhje. Kishte gjysmën e qeverisë, kishte ministrinë e Brendshme zotria, të Arsimit dhe Shëndetësisë, të Financave. Dua ALUIZNI-n, po merreni. Dua burgjet, po merrini. Sa i thamë hajde të bëjmë reformën zgjedhore, na ikën, ja Luli. Por nuk është se nuk do, por mendon se sa më larg të iki, aq më shumë do të fitojë, mirëpo bëri gabim të madh, se tha: Herën e kaluar pa djeg mandatet mora gjysmën e qeverisë, po sikur t’i djeg të gjitha, mund të mi japin të gjitha, dhe mund të mi japin pa zgjedhje, se me zgjedhje e di që s’merr. Dhe me atë fallxhoren në krah, i ka thënë fallxhorja kam parë filxhan mbrëmë. Harroje, ti do digjesh i tëri, Saliu nga mbrapa: Benzinë-benzinë, shkrumb mandatet të gjitha. Mos u mërzisni thotë fallxhorja se isha dje tek njona, pupupu ç’i bën filanxhit ajo, pash një L të madhe dhe një E që shkonte poshtë. Puna është që nuk kemi çfarë t’i bëjmë këtë radhe, dhe duhet të vazhdojmë përpara, të bëjmë punën tonë, nuk na kanë dhënë detyrën të sjellim Lulin në pushtet. Nuk besoj se ndonjë nga ju këtu mendon që të vrasim mendjen se si do vijë Luli në pushtet. Madje ka shumë nga ju që thonë shyqyr që iku Saliu nga parlamenti, më bukur s’ka, iku vet me këmbët e veta. Ishin brenda në parlament tani vinë rrinë tek dera, del jashtë, tani lufton për të hyrë, të nxori njeri jashtë, jo”
Por Rama nuk e ndali me kaq sarkazmën në drejtim të drejtueses së LSI.
“Monika i thotë Zotit: Leji punët e tjera hajde shpëto shqiptarët nga ata që blejnë vota. Kjo e shkreta që ngelën duke ja blerë, kjo mazalla se ka blerë një votë. Kjo të blejë një votë? Joo, mo, kjo blen çizme. Fillon bërtet: Zoti do ta ndëshkojë Ramën! Se ku komunikon kjo me zotin unë nuk e di, duhet të kenë karta që s’janë numër fiks, që e merr e hedh. Të paktën na bëjnë për të qeshur. Më në fund na bëjnë për të qeshur. Në parlament sikur shkojë në mundje, nga do më dalin ku do më sulmojnë me çfarë do më gjuajnë”






Rufjanët politik dolën me shumë entusiazëm nga parlament me qëllim për t’u futur në lumë dhe e mbajtën fjalën për her të parë.
KY ËSHTË RUFJANATI YNË POLITIK!