Kreu i LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se forca që ajo drejton do të depozitojë në Kuvend amendamentet për plotësimin e 8 kushtetve të studentëve.
Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi I bëri thirrje mazhorancës dhe kryeministrit Rama që t’I kalojnë menjëherë në votim këto amendamente duke filluar nga seanca e nesërme.
Kreu I LSI deklaroi se opozita është gati që të kthehet në Kuvend dhe të miratojë me 140 vota amendamentet.
“Ne i bëjmë thirrje Edi Ramës dhe mazhorancës, deputetëve të çdo partie politike ti kalojmë menjëherë me urgjencë në seancën e nesërme. Kjo është e vetmja mënyrë për të shlyer mëkatin tonë të politikës që kemi lënë 27 vite këta studentë në kushte të mjeruara. Protesta e studentëve në shesh nuk është protestë studentore, por protestë kombëtare se tregon varfërinë, mjerimin dhe çdo grabitje që Edi Rama u ka bërë shqiptarëve në tërë këto vite. Sot do të bashkohen të gjithë shqiptarët me fëmijët e tyre.”
Kreymadhi tha më tej se studentët kërkojnë vetëm 1% të buxhetit ndërsa po përballen me përbuzjen e qeverisë.
Por krahas kësaj Kryemadhi akuzoi kryeministrin Rama se ka shpërdoruar 46% të buxhetit vetëm për koncesione.






Monika o Monika pse nuk thua qe do vete ne parliament se me digjet mandati?
Un them qe esht me ndershme kete qe them un qe as nje nga ju qoft majtas apo djathtas kini moralin njrzor apo politik .
Politika shqipetare esht ber si brek te grrisura u ka dal Btha ne shesh
Nje pytje kisha per Moniken dhe shoket e saj
Shqiperis I kan humbur mbi 14 miljard ero ne 28 vjet a mund te japesh nje pergjigje
Edi Ramen e dim ka mbi 300 miljon ero po te tjerat kush I ka?
Po ju pergjigje veta ime do jet jotja
A harrova fut dhe veten se mos harro Apartamentet jasht vendit
Ju faleminderit