Fituesja e kurorës së kompeticionit të bukurisë “Miss Universe Albania 2018”, po bëhet gjithmonë e më shumë protagoniste në median rozë. 18 vjeçarja nga Elbasani, po përfshihet dukshëm në botën e showbiz-it, bashkë me projektet e reja që e orientojnë drejt modelingut dhe fashion-it.
Kështu, teksa ndodhet në Greqi, me sa duket për projektin e saj të ri, Trejsi Sejdini na ka zbuluar shumëçka përmes instastory-t të saj. Gjatë procesit të realizimit të grimit profesional, ajo është shfaqur me reçipeta duke ekspozuar gjoksin.

Ndërkohë, që më pas ka zgjedhur të prezantojë një foto nga backstage i projektit të ri, që i ngjan një realizimi photoshooting me gjasë për të promovuar një brand të ri në fushën e modës.






