George Weah njihet nga të gjithë si një nga më të mirët sulmuese të dekadave të fundit, fitues i topit të artë dhe kontribues më kombetaren e tij Liberia, ndërsa sot djali i tij që po përpiqet ta ndjekë në këto gjurmë luan me kombëtaren e SHBA.
Timothy Weah fillimisht i cuditi të gjithë duke u bërë i pari lojtar i lindur në këtë mijëvjecar që grumbullohej me përfaqësuesen amerikanë, por nuk u mjaftua me kaq.
Në moshën 18 vjec e 95 ditë ai shënoi gol në miqësoren e parë që u aktivizua Shba-Bolivi duke i parë i treti lojtar më i ri në moshë në historine e përfaqësueses amerikane që shënonte.
Having fun? These kids are.#USAvBOL | #USMNT pic.twitter.com/KO3PZPJw3I
— U.S. Soccer MNT (@ussoccer_mnt) May 29, 2018
I lindur në New York në shkurt të vitit 2000, Timothy pas nje periudhë të shkurter tek Neë York Red Bulls u transferua tek moshat e PSG pasi u pikas nga menaxhet e klubit francez për cilësitë e tij fantastike duke ia hequr nga duart Chelsea-s që gjithashtu e kërkonte.
Në dukje për nga talenti dhe shpejtësia i ngjan babait të tij por ka ende të gjithë vitet e duhura përpara për të treguar nëse do të bëhet si George, ish yll i Milan dhe PSG.





