Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
13 June 2026
Vizion fokus

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Borsh Moisi...

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen e re me Iranin, do...

Qytetarët mbyllin protestën para kryeministrisë, nis marshimi në rrugët...

Starmer: Do të publikojmë planin e investimeve të qeverisë...

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga dhe përfundon...

Autoritetet belge kërkojnë 5 vite burg për narkotrafikantët shqiptarë

Zjarr pranë zonave të banuara në Vlorë, flakët “përpijnë”...

Dita e 14-të e protestës, qytetarët grumbullohen në sheshin...

Dy makina përplasen kokë më kokë në Dhërmi, katër...

Berisha me fermerët në Cërrik: Jeni më të diskriminuarit...

Policia: Kujdes kur blini makina të përdorura

18 Mars 16:35

Pas përfundimit të operacionit “Vin: Number” ku u sekuestruan gjithsej gjashtë automjete dhe dy motorra të trafikuar Policia e Tiranës zbulon mekanizmin si hynin këto automjete në Shqipëri.

 

Policia ka bërë të ditur se këto makina janë sekuestruar, pasi kanë rezultuar me numër shasise të ndërruar dhe dokumentet e automjeteve të falsifikuara, të cilat më pas u janë shitur shtetasve Shqiptarë. Mekanizmi klasik i hyrjes së automjeteve në Shqipëri bëhej nga shtetas të huaj, të cilët merrnin automjetin e tyre dhe përshkruanin rrugën tokësore kryesisht nga Mali i Zi ose nga pikat e kalimit kufitar në vendin tonë. Sapo makina hynte në Shqipëri, këta shtetas të huaj në bashkëpunim më shtetas shqiptarë, të specializuar për falsifikimin e vulave dhe stampave, vepronin edhe me persona të tjerë duke bërë të mundur ndryshimin e numrit të shasisë dhe numrin elektronik që ndodhet në paketën qëndrore të mjetit (çentralina).

 

Në momentin që bëhej e mundur ndërhyrja në numrin e shasisë së mjetit shtetasit e huaj ktheheshin në vendin e origjinës dhe denonconin mjetin e tyre si të humbur ose të vjedhur. Procedurat e tjera ndiqeshin nga bashkëpunëtorët shqiptarë duke tjetërsuar të dhënat e automjetit.

 

Pasi i ndryshonin numrin e shasisë dhe të dhënat e tjera, i regjistronin këto mjete me emra të ndryshëm siç ishte një blerës shqiptar duke vijuar më tej në bazë të procedurave standarde për marrjen e pronësisë së mjetit.

 

Duke zhdoganuar makinën vijonte dhe kontrolli fizik i mjetit e më pas regjistrimi i automjetit në D.R.SH.T. RR ( Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor).
Pasi kryheshin të gjitha këto procedura shtetasit e huaj denonconin në vendin e tyre se u kishte humbur makina në mënyrë të tillë që të përfitonin nga siguracioni kasko që kishin për makinën e tyre në rast vjedhje.
Në bazë të informacioneve të marra nga Policia e Tiranës në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor u zbulua skema si trafikoheshin këto automjete .

 

Nga ky operacion u vu re se pjesa më e madhe e blerësve kishin dijeni që këto automjete ishin të trafikuara, ndaj u bëhet thirrje qytetarëve të mos bihen pre e këtyre rrjeteve të trafikimit për të përfituar automjet me çmim më të lirë.

 

Policia apelon çdo qytetar që përpara së të blejnë një automjet të kenë parasysh çmimin referent të makinës që dëshirojnë në mënyrë të tillë që të mos mashtrohen nga trafikantët e automjeteve.

 

Qytetarët duhet të konfirmojnë diferencat në çmim për blerjen e makinës si dhe në rast dyshimi të shkojnë tek një servis i besuar për të vërejtur nëse ka ndërhyrje ose ndryshime në numrin e shasisë së automjetit.

 

Në rast se vënë re dëmtime në numrin e shasisë të vijnë menjëhërë në stacionin më të afërt policor dhe të denoncojnë .

Posted Under:
Kronike

Nga e njëjta kategori

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

më shumë...

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga dhe përfundon në kanal

më shumë...

Autoritetet belge kërkojnë 5 vite burg për narkotrafikantët shqiptarë

më shumë...

Zjarr pranë zonave të banuara në Vlorë, flakët “përpijnë” barishtet dhe shkurret

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Mburojë kundër ftohjes dhe kontribuues në shëndetin...

10:33

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në...

10:08

Këto ushqime do ju ndihmojnë të flini...

10:02

Këto ushqime do ju ndihmojnë të flini...

9:49

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen e re me...

9:30

Qytetarët mbyllin protestën para kryeministrisë, nis marshimi...

9:13

Starmer: Do të publikojmë planin e investimeve...

7:44

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga...

6:56

Disa truke se si të bëni një...

6:45

Autoritetet belge kërkojnë 5 vite burg për...

6:34

Zjarr pranë zonave të banuara në Vlorë,...

6:09

Dita e 14-të e protestës, qytetarët grumbullohen...

5:51

FOTO/ Zhdukja e Eglant Koçit, Mand “Dhelpra”...

5:39

Dy makina përplasen kokë më kokë në...

5:33

Berisha me fermerët në Cërrik: Jeni më...

5:18

Kriminaliteti në kryeqytet, drejtori i policisë së...

5:17

Parashikimi i motit për ditën e diel

5:12

Arrestimi i Ilir Shtufit në Selanik, policia...

5:02

Drejtësia raporton në Kuvend, dëgjesa te Komisioni...

4:44

“Gjon Mili: retrospektivë”, ekspozita hapet në Muzeun...

Më të klikuarat

  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • “U futa në bela me burrin tënd”, Dasara i “...
  • Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet t...
  • Tragjedi në New York, 12-vjeçari humb jetën pasi u mbyt me n...
  • Nga Italia dhe Greqia në argjendaritë e Fierit e Lushnjës, z...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.