Nga çadra e protestës lideri i opozitës ka komentuar lëvizjet e pritshme në kabinetin e qeverisë Rama. Lulzim Basha e konsideroi këtë lëvizje të kreut të qeverisë si një përpjekje mjerane për t’i shpëtuar gjendjes në të cilën është zhytur vendi.
Basha theksoi në këtë takim se largimin e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri opozita e ka kërkuar prej më shumë se tre vjetësh.
Duke theksuar domosdoshmërinë për zgjedhje të lira e të ndershme, kreu i opozitës theksoi edhe një herë se do të vijojë qëndresa në çadrën e protestës deri në plotësimin e plotë të kërkesave.





