Situata është tensionuar ne kryeqytetin e Filipineve, Manila, teksa zhvillohej nje proteste jashte Ambasadës Amerikane. Policia ndërhyri per te shpërndarë turmat e demonstruesve, te cilet kërkonin largimin e trupave amerikane nga vendi dhe hodhën parulla ne mbështetje te thirrjes se presidentit Duterte, per nje politike te jashtme te pavarur. Nje furgon ne përpjekje per te larguar protestuesit lëvizi me shpejtësi ne sheshin ku mbahej protesta dhe përplasi disa prej tyre. Te plagosurit u transportuan ne spital. Policia përdori edhe ujin per te ndalur protestën. 23 persona u arrestuan nga forcat e rendit, pasi i sulmuan ato me shkopinj e gurë. Pjesëmarrësit ne proteste ishin kryesisht studente e punëtore. Marrëdhëniet mes SHBA dhe Filipineve, dikur aleate te ngushte jane ne nje pike kritike, per shkak te luftes kundër drogës te presidentit Duterte, qe brenda pak muajsh ka shkaktuar me shume se 2300 viktima. SHBA kane shprehur shqetësim se shume prej këtyre vrasjeve jane te paligjshme. Si kundërpërgjigje Duterte ka fyer disa here presidentin Obama dhe ambasadorin amerikan ne Filipine, ndersa po përpiqet te forcoje marrëdhëniet ekonomike me Kinën.
Protesta antiamerikane në Filipine





