Merr zgjidhje përfundimtare problematika e mungesës se sipërfaqes së varrezave të qytetit. Për vite te tera shqetësim i vazhdueshëm ne Korçë ka qene mungesa e sipërfaqes se varrezës publike. Për këtë arsye bashkia e Korçës ka zgjeruar me dy hektarë zonën e varrezës publike te qytetit. Me një fond prej 17 milion lekesh te reja bashkia ka mundësuar qe varreza te shtrihet ne një sipërfaqe të re. Prej vitesh qytetaret e Korçës përballeshin me pengesa dhe vështirësi për varrosjen e familjareve te tyre pasi vendi ishte i pamjaftueshëm.
Korçë, shtohet sipërfaqja e varrezave





