Një fëmijë u aksidentua për vdekje në zonën e Freskut. Ngjarja e rëndë ndodhi kur gjyshja së bashku me mbesën 3-vjeçare u goditën nga një automjet pranë Rrugës së Thesarit. Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, dërgoi të miturën në spital, por fatkeqësisht 3-vjeçarja humbi jetën. Si pasojë aksidentit u dëmtua dhe gjyshja e saj, e cila po merr trajtim në Qendrën Spitalore Universitare. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, ndërkohë që pritet zbardhja e plotë e rrethanave të aksidentit.
Aksidentohet për vdekje 3-vjeçarja
Subscribe





