Te jesh regjisori i filmit “James Bond” është tepër e vështire, pasi nuk ke liri ne vendimmarrje. Deklarata është bërë nga ish-regjisori i dy filmave të fundit “Spetre” dhe “Sky Fall”, Sam Mendez, në festivalin Hey. Mendez ka thënë se ka patur shumë spekulime se cili do të jetë zëvendësuesi i Daniel Craig, në rolin e agjentit 007, por shtoi se askush nuk e di këtë. “E vetmja qe vendos për regjisorin dhe aktorin protagonist të këtij filmi është producentja Barbara Broccoli, dhe ketu mbaron gjithë historia”, ka përfunduar Mendes. Filmi i fundit i James Bond, spekter pati një buxhet marramendës që përllogaritet në 250 milion dollare. Por nga shfaqet ne kinema agjenti 007 arkëtoi 880 milion dollarë, rreth tre here me shumë se buxheti.




