Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Roskovec/ I riu plagos me çekiç ish-vjehrrin

Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus, 2 gola...

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim ekzistues nuk...

Droni rus godet trenin pranë kufirit me Poloninë

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në flakë pas...

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhdukur

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e parë të...

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry Kane

Super Haaland! City merr tre pikët në derbin e...

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”,...

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim ekzistues nuk do të shkurtohet!

13 Shtator 22:32

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Elbasan, ka komentuar kundërshtitë për reformën e re administrative-territoriale, duke i krahasuar me debatet e vitit 2015.

Rama tha se frikërat dhe dyshimet janë të njëjta me ato të reformës së parë dhe se bashkimi i njësive vendore solli, sipas tij, më shumë investime dhe përmirësim të shërbimeve.

Ai sqaroi se bashkitë që do të bashkohen nuk do të kthehen në njësi administrative, duke marrë si shembull Prrenjasin me Librazhdin dhe Cërrikun e Belshin me Elbasanin.

Rama theksoi gjithashtu se asnjë nga shërbimet ekzistuese nuk do të shkurtohet, ndërsa synimi, sipas tij, është rritja e kapaciteteve dhe ofrimi i më shumë shërbimeve për qytetarët.

Rama: Ajo që unë mund t’ju them është që shqetësimet ose kundërshtitë janë njësoj simetrike me shqetësimet dhe kundërshtitë e vitit 2015, kur u bë reforma e parë administrative-territoriale.

Njësoj. Të njëjtat frikëra, të njëjtat dyshime, ngurrime, dhe sot, tani është ndryshimi që bashkohen bashki, nuk bashkohen komuna – bashki. Koha tregoi që ishin frikëra dhe dyshime të pabazuara, sepse të gjitha komunat përfituan më shumë nga bashkimi. Të gjitha shifrat tregojnë që investimet u rritën dhe, në tërësi, shërbimet u përmirësuan.

Parafytyrimi që këto bashki ekzistuese do të kthehen si njësi administrative që keni aktualisht është i gabuar, sepse nuk do të bëhen njësi administrative. Pra, në qoftë se Prrenjasi do të bashkohet me Librazhdin, Prrenjasi nuk do të jetë njësi administrative e Bashkisë së Librazhdit.Ashtu sikundër Cërriku dhe Belshi, duke u bashkuar me Elbasanin, nuk do të jenë njësi administrative të Elbasanit. Për këtë arsye është krijuar qyteti si njësi administrimi. Pra, është bashkia, është qyteti, pastaj janë njësitë administrative. Dhe faktikisht raporti midis qytetit dhe njësive përkatëse administrative do të ruhet në funksion të mirëkoordinimit të shërbimeve, etj., etj.

Asnjë nga shërbimet ekzistuese nuk do të shkurtohet. Faktikisht, bashkitë ekzistuese kryejnë shumë më pak funksione sesa duhet të kryejnë dhe qëllimi është që të rritet kapaciteti për të kryer më shumë funksione.

/vizionplus.tv 

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Elbasan prrenjas rama Reforma territoriale Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus, 2 gola kundër Sasuolos

më shumë...

Droni rus godet trenin pranë kufirit me Poloninë

më shumë...

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në flakë pas përplasjes, 2 viktima dhe 8 të plagosur

më shumë...

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhdukur

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:55

Roskovec/ I riu plagos me çekiç ish-vjehrrin

10:43

Zhegrova bën detyrën, por nuk shpëton Juventus,...

10:32

Reforma Territoriale/ Rama në Elbasan: Asnjë shërbim...

10:19

Droni rus godet trenin pranë kufirit me...

9:59

Aksident tragjik në Stamboll! Autobusi shpërthen në...

9:47

Mos e kontrolloni telefonin menjëherë, si ta...

9:17

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona...

9:10

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e...

8:42

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry...

8:37

Super Haaland! City merr tre pikët në...

8:27

Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit...

7:49

“Nuk po na lejohet të marrim nga...

7:32

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

6:40

Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre...

6:25

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi...

6:18

Përfshihet nga flakët banesa në Fushë-Krujë, shembet...

6:03

“Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim...

5:44

Reforma Territoriale, Rama takim në Berat: Investimet...

5:36

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona,...

5:10

Kalaja priti 260 mijë vizitorë, interes i...

Më të klikuarat

  • Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për atent...
  • VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbim...
  • Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit p...
  • Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhduk...
  • Parandalohet krimi në Rrogozhinë, i riu kërcënon me kallashn...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.