Bayern Munich ka marrë një fitore të vuajtur në transfertë, duke mposhtur Elversbergun 2-1 në javën e tretë të Bundesligës.
Bavarezët kaluan në avantazh në minutën e 26-të me Lennart Karl, pas asistimit të Harry Kane.
Elversberg, që kishte fituar dy ndeshjet e para të kampionatit, reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 61-të me Maurice Krattenmacher, ish-lojtarin e Bayern.
Kur ndeshja dukej se po shkonte drejt barazimit, Harry Kane doli në skenë. Sulmuesi anglez shënoi në minutën e 72-të dhe i dha Bayern fitoren 2-1.
Me këtë sukses, Bayern shkon në 7 pikë pas tri javësh, ndërsa Elversberg pësoi humbjen e parë të sezonit, duke mbetur me 6 pikë.





