Laçi ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e katërt të ”Superiores”, duke mposhtur Vllazninë me rezultatin 2-0.
Kurbinasit zhvilluan një ndeshje të mirë dhe arritën të zhbllokonin takimin në pjesën e dytë. Orgi Cena kaloi Laçin në avantazh në minutën e 50-të, duke i dhënë skuadrës së tij një shtysë të madhe për të kërkuar fitoren.
Vllaznia u përpoq të reagonte, por Laçi u mbrojt mirë dhe vazhdoi të kërkonte golin e dytë. Në fund, vendasit ia dolën të siguronin triumfin 2-0 nëpërmjet Traore (89) duke fiksuar edhe rezultatin përfundimtar. Te shkodranët u ndëshkua me karton të kuq Mehmeti në minute 76’.
Për Vllazninë, kjo është një tjetër ndeshje pa fitore pas humbjes 2-3 ndaj Partizanit në javën e kaluar.
/vizionplus.tv





