Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre në aksin Fier-Levan.
Flakët kanë alarmuar banorët e zonës, ndërsa situata paraqitet e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit dhe vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Flakët po i afrohen banesave dhe bizneseve, ndërkohë që kanë nisur edhe evakuimet e banorëve nga zonat e rrezikuara.
Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave, ndërsa për shuarjen e flakëve ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri.
Situata vijon të jetë dinamike, ndërsa forcat në terren po punojnë për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tyre drejt banesave dhe bizneseve.
/vizionplus.tv





