Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë krijuar në mënyrë të fshehtë një korridor të posaçëm transporti detar në Ngushticën e Hormuzit, me synim ruajtjen e qarkullimit të naftës dhe gazit në një prej pikave më strategjike të tregtisë globale, raportojnë mediat.
Nisma amerikane synon të sigurojë kalimin e anijeve tregtare përmes ngushticës në një periudhë tensionesh të larta në rajon.
Detajet mbi mënyrën e funksionimit të korridorit dhe përmasat e angazhimit amerikan nuk janë bërë tërësisht publike.
Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët kryesore për transportin detar të energjisë nga Gjiri Persik drejt tregjeve ndërkombëtare. Çdo pengesë serioze në këtë zonë mund të shkaktojë vonesa në furnizime dhe presion mbi çmimet globale të naftës.
/vizionplus.tv





