Seriali i njohur turk “Halef” (Trashëgimtari), i prodhuar nga Gül Oğuz dhe Most Production, ka nisur xhirimet për një tjetër sezon.
Dy aktorët kryesorë, të cilët kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, kanë ndarë edhe një mesazh në rrjetet sociale për fansat e serialit.
“A ju ka marrë malli për ne? Sepse neve na ka marrë malli shumë për ju. ‘Halef’ vjen shumë shpejt”, u shprehën İlhan Şen dhe Biran Damla Yılmaz.
Kasti i serialit u mblodh ditën e djeshme për provën e parë të leximit të skenarit, ku ishin të pranishëm edhe protagonistët kryesorë, İlhan Şen dhe Biran Damla Yılmaz. Ky takim shënoi gjithashtu prezantimin e parë të aktorëve të rinj që i janë bashkuar kastit, mes tyre Yurdaer Okur, Mustafa Yıldıran dhe Ezgi Tombul.





