Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 July 2026
Vizion fokus

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e PS? Spahiu...

Kedhi: PD e vetmja forcë politike që bën zgjedhje....

“PD-ja është kthyer në shkollë nate”, Spahiu: Sot i...

Leka: Shqipëria është një paradoks në politikë

Ministri reagon LIVE, Kikia i përgjigjet nga QUO VADIS:...

“Zhurmë, shumë zhurmë”, Rama nga zyra ndërsa qytetarët protestojnë:...

Kikia: Qytetarët janë në shesh jo vetëm për të...

Leka: Protesta është në ditët e fundit para pushimeve

Kedhi: Protesta i ka çjerrë maskën qeverisë

Protesta para parlamentit, Spahiu: Më shqetëson dhuna!

Kikia: Qytetarët janë në shesh jo vetëm për të rrëzuar qeverinë, por për të ndryshuar sistemin

23 Korrik 21:39

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe protestën e qytetarëve.

Ai tha se protesta nuk ka si qëllim zëvendësimin e një qeverie me një tjetër, por rrëzimin e sistemit politik.

Sipas tij, ky sistem politik ka dështuar dhe nuk prodhon më asgjë të mirë për qytetarët.

Pjesë nga biseda:

Kikia: Qeveria thotë se nuk i pëlqen protesta. Por kundërshtarin nuk e zgjedh ti. Protesta nuk është aty nëse të pëlqen apo jo. Ti nuk je juria për ta vlerësuar protestën nga niveli akademik, kulturor apo politik. Qeveria nuk e ka kuptuar se ata njerëz kanë dalë në rrugë sepse janë të pakënaqur nga qeveria.

Njerëzit nuk kërkojnë që administrata të përmirësojë punën, nuk kërkojnë që të bëhen disa ndryshime, por po kërkojnë jo thjesht largimin e një qeverie, por përmbysjen e një sistemi. Përmbysjen e një mekanizmi që i ka zënë frymën lirisë politike në këtë vend.

Qeveri pas qeverie, kryeministër pas kryeministri, me Ramën që po i vë kapakun, në këtë vend kanë degraduar standardet. Demokracia është bërë gjithnjë e më e brishtë, zgjedhjet janë bërë të pabesueshme, qytetarët nuk janë të lirë të zgjedhin, administrata shihet si pronë e partisë në pushtet, po ashtu edhe shteti.

I deleguari i partisë në qark është më i fuqishëm edhe se kryetari i bashkisë. Çfarë ka ndodhur? Partia ka marrë atributet mbi institucionet. Kjo ka ekzistuar vetëm në komunizëm. Për çdo emërim që ndodh në qark, pyetet fillimisht partia.

Është krijuar një mekanizëm që ka gërryer partitë politike, të cilat janë shndërruar në prona private të kryetarëve të tyre. Pse sot nuk ka kandidatë potencialë për të zëvendësuar Ramën dhe Berishën? Sepse askush nuk e ka menduar këtë, pasi ose do të përjashtohej, ose do të vetëpërjashtohej.

Është prodhuar mekanizmi i riciklimit të pushtetit, duke bërë bashkë pushtetin, politikën dhe paranë e krimit. Këto mekanizma shkulen vetëm duke çmontuar sistemin. Një pjesë e atyre njerëzve që janë në rrugë janë pikërisht për të çmontuar sistemin.

Borakaj: Sa imponues po bëhen ata, Mentor?

Kikia: Këto mekanizma janë të domosdoshëm për t’u kuptuar, sepse janë përcaktuesit e qeverisjes. Një qeveri që vjen duke vjedhur votën, do të vazhdojë të vjedhë. Një qeveri që vjen e ndihmuar nga paratë oligarkike, ndërkohë që partitë nuk deklarojnë nga vijnë fondet e tyre, është e lidhur me interesa. Një kompani që të jep para për të ardhur në pushtet, nesër do të kërkojë tender. Pra, kjo prodhon korrupsion. Të gjitha këto prodhojnë rezultatin që qytetari nuk e ka shtetin aleat.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
kikia Protesta quo avdis qytetaret Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e PS? Spahiu zbulon detajet në QUO VADIS

më shumë...

Kedhi: PD e vetmja forcë politike që bën zgjedhje. Kikia: Parti që fiton vetëm Sali Berisha

më shumë...

Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person

më shumë...

“PD-ja është kthyer në shkollë nate”, Spahiu: Sot i kemi njerëzit në shesh, se s’ka opozitë!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:19

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e...

10:51

Kedhi: PD e vetmja forcë politike që...

10:44

Sherr me sende të forta në Shëngjin,...

10:25

“PD-ja është kthyer në shkollë nate”, Spahiu:...

10:23

Leka: Shqipëria është një paradoks në politikë

9:58

Ministri reagon LIVE, Kikia i përgjigjet nga...

9:52

“Zhurmë, shumë zhurmë”, Rama nga zyra ndërsa...

9:39

Kikia: Qytetarët janë në shesh jo vetëm...

9:31

Leka: Protesta është në ditët e fundit...

9:25

Kedhi: Protesta i ka çjerrë maskën qeverisë

9:22

Protesta para parlamentit, Spahiu: Më shqetëson dhuna!

8:59

Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për...

7:59

Kreu i OKB-së: Situata në Lindjen e...

7:36

Modric rinovon edhe për 1 sezon me...

7:17

Dita e 54-të e protestës në Tiranë,...

6:53

Dhuna në protestë, policia shoqëron 23 qytetarë

6:37

Helika i preu këmbën, dalin detaje nga...

6:34

Pogradec/ Humb jetën një i moshuar në...

6:30

“Jam afër marrjes së një vendimi”, Trump...

6:09

Skuadra e Serie A interesohet për Mario...

Më të klikuarat

  • Dita e fundit e Mërkurit në retrograd! Parashikimi i Horosko...
  • Helika i preu këmbën, dalin detaje nga plagosja në det e 17-...
  • I përjashtuar nga Kuvendi, Agron Shehaj kërkon të futet në s...
  • QSUT: 17 persona po marrin trajtim mjekësor pas protestës, t...
  • Përkeqësimi i motit, jepet alarmi në Vlorë! Ndalohet lundrim...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.