Kjo e enjte solli sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve jashtë institucionit të Kuvendit të Shqipërisë, ku u zhvillua seanca plenare e javës.
Pas përplasjeve të forta mes policisë dhe protestuesve, pati të plagosur dhe të lënduar nga të dyja palët.
Ndërkohë pas përfundimit të protestës uniformat blu kanë shoqëruar në komisariate 23 persona, të cilët dyshohen si dhunues gjatë protestë së sotme.
Kujtojmë që nga ana e protestuesve u hodhen vezë, domate por dhe sende të forta në drejtim të policisë, ku mbetën të lënduar disa efektivë.
Në një moment një protestues mbeti i plagosur në kokë, pasi u qëllua me sende të forta nga një tjetër protestues.





