Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

“Rënia e euros vjen nga forcimi i lekut”, Rama:...

“Askush të mos thotë se nuk ka financim”, Rama:...

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik i qeverisë...

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të mbështesim bizneset...

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit tensionet dhe...

“Sterilizimi” në GJKKO, Beqaj kundërshton akuzat: Tre vite hetime...

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Suksese në...

Irani njofton 38 të vdekur dhe më shumë se...

Hungaria çmonton sistemin e Orbanit, Magyar shfuqizon “trashëgiminë” e...

Çahet tubacioni 110-vjeçar i ujit në Los Angeles, përmbytet...

Përmet/ Përshtati banesën si thertore dhe hidhte mbetjet në Vjosë, arrestohet 62-vjeçari, AKU e gjobit me 200 mijë lekë

17 Korrik 10:52

Një 62-vjeçar nga fshati Qilarisht i Përmetit është arrestuar pasi dyshohet se kishte përshtatur një ambient të banesës së tij si thertore të paligjshme dhe mbetjet e krijuara nga kjo veprimtari i shkarkonte në lumin Vjosë.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me AKU Gjirokastër, pas informacioneve për një aktivitet jashtë kushteve higjieno-sanitare.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. L., autoritetet konstatuan një ambient të përshtatur si thertore për bagëti të imta, ku u gjetën dhjetëra kafshë në proces therjeje, si dhe një pjesë e tyre të therura. Gjithashtu, u gjetën edhe dhjetëra matrikuj bagëtish, të dyshuara si të falsifikuara.

Sipas policisë, në ambient ishte instaluar një tubacion përmes të cilit mbetjet e therjes shkarkoheshin në lumin Vjosë, duke shkaktuar ndotje të ujërave dhe të mjedisit.

AKU ka bllokuar menjëherë ambientin ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme dhe ka vendosur ndaj pronarit një masë administrative prej 200 mijë lekësh të rinj.

62-vjeçari A. L., banues në Qilarisht, është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Ndotja e ujërave”.

Ndërkohë, janë proceduar penalisht edhe dy veterinerë, L. D., 54 vjeç, dhe Y. H., 66 vjeç, me detyrë veterinerë në Përmet, të dyshuar për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë kryer kontrollet dhe detyrimet ligjore ndaj aktivitetit të ushtruar nga 62-vjeçari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
permet

Nga e njëjta kategori

“Rënia e euros vjen nga forcimi i lekut”, Rama: Ekonomia shqiptare po performon pozitivisht, koha e krahut të lirë të punës ka përfunduar

më shumë...

“Askush të mos thotë se nuk ka financim”, Rama: Kush ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi

më shumë...

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik i qeverisë po godet familjet, prodhimin dhe biznesin shqiptar

më shumë...

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të mbështesim bizneset e vogla dhe të mesme

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:50

“Rënia e euros vjen nga forcimi i...

1:28

“Askush të mos thotë se nuk ka...

1:13

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik...

1:09

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të...

12:05

Dhunohet punonjësi i policisë, Sarandë, disa persona...

11:58

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit...

11:25

“Sterilizimi” në GJKKO, Beqaj kundërshton akuzat: Tre...

10:52

Përmet/ Përshtati banesën si thertore dhe hidhte...

10:35

Shpëtojnë mrekullisht turistët në Theth, shkëmbi shkëputet...

10:30

VIDEO/ Dalin pamjet e plota të plagosjes...

10:27

Policia Kufitare shpëton 11 emigrantë në det...

10:13

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës:...

10:02

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin...

9:11

Irani njofton 38 të vdekur dhe më...

9:08

Hungaria çmonton sistemin e Orbanit, Magyar shfuqizon...

8:52

Çahet tubacioni 110-vjeçar i ujit në Los...

8:21

SHBA vijon sulmet ndaj Iranit për të...

8:12

Parashikimi i yjeve për sot: Kush do...

8:06

Moti sot: Vendi mbetet nën valën e...

11:13

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj: B...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.