Kryeministri Edi Rama ka uruar Serhii Koretskyin për emërimin në postin e kryeministrit të Ukrainës, pas miratimit të tij nga Verkhovna Rada.
Përmes një reagimi, Rama i uroi suksese në detyrën e re, duke theksuar se Koretskyi do t’i bashkohet presidentit Volodymyr Zelenskyy në drejtimin e Ukrainës gjatë një prej periudhave më sfiduese në historinë e vendit.
Kreu i qeverisë shqiptare ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, duke nënvizuar se Tirana zyrtare qëndron krah presidentit Zelenskyy, qeverisë dhe popullit ukrainas në përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë, sovranitetin dhe për të arritur një paqe të drejtë e të qëndrueshme.
Postimi i kryeministrit Edi Rama:
Urime Kryeministrit Serhii Koretskyi për emërimin e tij nga Verkhovna Rada e Ukrainës.
I uroj suksese teksa i bashkohet Presidentit Volodymyr Zelenskyy në udhëheqjen e Ukrainës gjatë një prej kapitujve më të vështirë të historisë së saj, me guxim, qëndresë dhe vendosmëri.
Shqipëria qëndron e palëkundur përkrah Presidentit Zelenskyy, Qeverisë së Ukrainës dhe popullit ukrainas në luftën e tyre për liri, sovranitet dhe një paqe të drejtë e të qëndrueshme.
Congratulations to Prime Minister Serhii Koretskyi on his appointment by the Verkhovna Rada of Ukraine.
I wish him every success as he joins President Volodymyr Zelenskyy in leading Ukraine through one of the most difficult chapters in its history, with courage, resilience, and…
— Edi Rama (@ediramaal) July 17, 2026





