Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

“Askush të mos thotë se nuk ka financim”, Rama:...

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik i qeverisë...

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të mbështesim bizneset...

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit tensionet dhe...

“Sterilizimi” në GJKKO, Beqaj kundërshton akuzat: Tre vite hetime...

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Suksese në...

Irani njofton 38 të vdekur dhe më shumë se...

Hungaria çmonton sistemin e Orbanit, Magyar shfuqizon “trashëgiminë” e...

Çahet tubacioni 110-vjeçar i ujit në Los Angeles, përmbytet...

SHBA vijon sulmet ndaj Iranit për të gjashtën natë...

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin për vrasjen e Santiago Malkos

17 Korrik 10:02

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor për përfshirjen në grupin kriminal që akuzohet për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Santiago Malko.

Vendimi u shpall të premten, në mungesë të Selmanit, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore. Pas këtij vendimi, ai pritet të transferohet nga masa e arrestit në shtëpi në një burg të sigurisë së lartë, ku do të vuajë dënimin.

Ilir Selmani ishte dënuar fillimisht më 19 gusht 2020 nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Më pas, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, çështja u rikthye për rigjykim, por Apeli vendosi të lërë në fuqi dënimin e dhënë në shkallën e parë.

Santiago Malko u ekzekutua me armë zjarri në Tiranë në gusht të vitit 2019. Hetimet identifikuan një grup kriminal të dyshuar si përgjegjës për organizimin dhe kryerjen e vrasjes së ish-efektivit të Policisë së Shtetit.

Njoftimi i vendimit:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët e caktuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor Dritan Hasani (kryesues), Miranda Andoni (anëtare) dhe Arbër Çela (anëtar), sot, më datë 17.07.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 23, akti datë 16.02.2026 regjistrimi.

Kjo çështje është regjistruar pas prishjes nga Gjykata e Lartë të vendimit nr. 48, datë 16.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimit për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues, disponuar mbi ankimin e paraqitur nga i pandehuri/ankues I.S., ndaj vendimit nr. 28, datë 03.05.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 28, datë 03.05.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për të pandehurin I.S.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
U shpall në Tiranë, sot, më datë 17.07.2026.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
apeli i gjkko santiago vrasjen e Santiago Malkos

Nga e njëjta kategori

“Askush të mos thotë se nuk ka financim”, Rama: Kush ka një ide biznesi, të aplikojë e do marrë 2 milionë euro me kredi

më shumë...

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik i qeverisë po godet familjet, prodhimin dhe biznesin shqiptar

më shumë...

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të mbështesim bizneset e vogla dhe të mesme

më shumë...

Dhunohet punonjësi i policisë, Sarandë, disa persona e godasin pas një konflikti të çastit në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:28

“Askush të mos thotë se nuk ka...

1:13

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik...

1:09

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të...

12:05

Dhunohet punonjësi i policisë, Sarandë, disa persona...

11:58

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit...

11:25

“Sterilizimi” në GJKKO, Beqaj kundërshton akuzat: Tre...

10:52

Përmet/ Përshtati banesën si thertore dhe hidhte...

10:35

Shpëtojnë mrekullisht turistët në Theth, shkëmbi shkëputet...

10:30

VIDEO/ Dalin pamjet e plota të plagosjes...

10:27

Policia Kufitare shpëton 11 emigrantë në det...

10:13

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës:...

10:02

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin...

9:11

Irani njofton 38 të vdekur dhe më...

9:08

Hungaria çmonton sistemin e Orbanit, Magyar shfuqizon...

8:52

Çahet tubacioni 110-vjeçar i ujit në Los...

8:21

SHBA vijon sulmet ndaj Iranit për të...

8:12

Parashikimi i yjeve për sot: Kush do...

8:06

Moti sot: Vendi mbetet nën valën e...

11:13

Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën...

11:03

Debat në studio, Hoxha: Ikim te QSUT,...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • PS vijon e vetme “Territorialen”, produkti final brenda korr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.