Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish vlerësimin e tij për presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan, gjatë deklaratave të përbashkëta me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Trump tha se Turqia është një fuqi e rëndësishme ushtarake dhe se Ankaraja dëshiron të rikthehet te programi i avionëve luftarakë F-35.
“Më pëlqen presidenti Erdoğan. Ai më shtroi tapetin e kuq. Është një njeri i jashtëzakonshëm”, tha Trump. Sipas tij, presidenti turk mund të kishte hyrë në luftë për shkak të qëndrimeve të tij ndaj Izraelit dhe kryeministrit Benjamin Netanyahu, por vendosi të mos e bënte këtë.
“Ky është një vend me fuqi të madhe ushtarake, me miliona ushtarë. Turqia është shumë e fortë. Ata kanë shumë nga pajisjet tona më të mira dhe po përpiqen të marrin F-35”, u shpreh Trump.
Ai shtoi se, pa ndërhyrjen e tij, Turqia mund të ishte përfshirë në konflikt “në anën tjetër”, duke theksuar se Erdoğan kishte zgjedhur të qëndronte jashtë për shkak të rolit të tij.
Trump on Erdogan & Netanyahu:
I like President Erdogan. He rolled out the red carpet. He’s terrific.
But Bibi said rough things yesterday about Türkiye and Erdogan.
And I said, you know, I spoke to him. I said he could have gone into the war because he doesn’t like Israel… pic.twitter.com/QqTN7OkBk9
— Clash Report (@clashreport) July 8, 2026
Gjatë fjalës së tij, Trump përsëriti kritikat ndaj NATO-s, duke deklaruar se nuk është i kënaqur me Aleancën për disa çështje, përfshirë qëndrimin ndaj SHBA-së dhe mosmbështetjen sipas tij në përballjen me Iranin. “Nuk jam shumë i kënaqur me NATO-n”, deklaroi Trump, duke përmendur edhe çështjen e Groenlandës si një nga shqetësimet e tij.
BREAKING:
🇺🇸🇮🇷 U.S President Trump announced that the CEASEFIRE WITH IRAN IS OVER.
“To me, I think it’s over. I don’t want to deal with them…They’re scum. They’re sick people.” pic.twitter.com/qvDXZY60fc
— Commentary Donald J. Trump Truth Social Posts On X (@TrumpTruthOnX) July 8, 2026
Duke folur për Iranin, Trump përdori tone të ashpra ndaj udhëheqjes së Teheranit, duke thënë se sipas tij armëpushimi mes palëve ka përfunduar. “Mendoj se armëpushimi ka përfunduar”, tha ai, por shtoi se negociatat mund të vazhdojnë. “Ekipi ynë mund të vazhdojë bisedimet”, u shpreh presidenti amerikan.
Trump kritikoi gjithashtu Spanjën, duke e cilësuar një partner problematik në NATO dhe duke kërkuar ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare me Madridin. “Nuk paguajnë, nuk marrin pjesë. Nuk dua të kem më marrëdhënie tregtare me Spanjën”, deklaroi ai, duke shtuar se vendi nuk kontribuon mjaftueshëm në Aleancë.
Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vlerësoi ndikimin e Trump në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga vendet evropiane. “Pa ty në këtë karrige, kjo nuk do të kishte ndodhur”, i tha Rutte presidentit amerikan, duke e cilësuar rritjen e angazhimeve financiare të aleatëve si një fitore të madhe për Aleancën.
/vizionplus.tv





