Një tjeter vater zjarri i është shfaqur në zonën me kallamishte pranë plazhit të Tales, në Lezhë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
Flakët janë të favorizuara nga era e fortë, ku janë përhapur me shpejtësi përgjatë vijës bregdetare, duke djegur një sipërfaqe që shtrihet nga rreth 500 metra deri në afërsisht 1 kilometër.
Në terren kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Lezhës, të cilat po përballen me vështirësi për shkak të terrenit të papërshtatshëm. Prania e kënetave mes plazhit dhe zonës së përfshirë nga flakët e bën të pamundur afrimin e mjeteve zjarrfikëse pranë vatrës së zjarrit.
Pranë zonës së prekur ndodhen edhe disa struktura turistike dhe shërbimi. Për këtë arsye, ekipet zjarrfikëse janë vendosur në gatishmëri pranë tyre, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme në rast se flakët avancojnë dhe rrezikojnë objektet.





