Familjet në rrethe zgjedhin t’i dërgojnë fëmijët për të studiuar në Tiranë. Çdo vit, dhjetëra nxënës nga qytete të ndryshme transferohen në shkollat e kryeqytetit.
Sipas ekspertëve, përballë mungesës së mundësive në disa zona të vendit, shumë prindër e shohin regjistrimin e fëmijëve në shkollat e Tiranës si një investim për të ardhmen e tyre
“Çdokush do kërkojë arsim cilësor. Do thotë të kesh mësues të kualifikuar, kushte më të mira, laboratorë eetj. Në rast se nuk je neë gjendje ti arantosh në periferi patjetër që prindërit kanë të drejtën të zgjedhin një program më cilësor për fëmijët”, tha Migena Kapllanaj, sociologe.
Ndërsa Tirana vijon të tërheqë nxënës, në shumë qytete të tjera situata është ndryshe. Numri i nxënësve po bie si në arsimin parauniversitar, ashtu edhe në universitete.
Në disa zona, shkollat bashkohen ose mbyllen për shkak të mungesës së nxënësve, ndërsa kjo situatë rrezikon të lërë jashtë sistemit edhe një pjesë të mësuesve.
“Shikojmë që numrin e nxënësve është në rënie në universitete dhe në regjistrime të klasave të para. Implikimi i parë është mbyllje e shkollave dhe shumë mësues që ngelin jashtë sistemi, të papunë. Mendoj që sistemi duhet të menaxhojë duke përdorur më mirë të dhënat. Mos të foksohemi vetëm me numrin në vetvete, të përpiqemi ti kuptojmë më mirë të dhënat ristrukturojmë më mirë programet mësimore”.
Ekspertët vlerësojnë se investimet në cilësinë e arsimit, veçanërisht jashtë qendrave të mëdha urbane, janë thelbësore për të frenuar boshatisjen e shkollave në rrethe dhe për të garantuar mundësi të barabarta për çdo nxënës. Vetëm gjatë vitit të fundit shkollor u mbyllën tre shkolla në njësitë administrative të Bashkisë Shkodër, ndërsa ulja e numrit të nxënësve është evidentuar edhe në qarqet si Fieri, Vlora dhe Gjirokastra.





