Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi komunikimin e përjavshëm për tu çuar mesazhin protestuesve se qeveria ka vendosur ti dëgjojë kërkesat e tyre.
Në një mesazh në rrjetet sociale Rama theksoi se është ngritur nje ekip që ndjek kërkesat e qytetarëve të cilët prej 36 ditësh janë në protest. Por edhe sot Kryeministri Edi Rama I ndau protestuesit në protestues të sinqertë dhë protestues të tjerë.
“Unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: “ujin e rrjedhshëm” të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe “koren e zezë” të gjithë dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës, që kanë krijuar një situatë konvulsive ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës në këto raste, pasi kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri”, tha Rama.
Kryeministri garantoi së asnjë projekt në Zvërnec nuk do të ndërtohet pa respektuar standartet e BE.
“Nuk ka asnjë shans që Shqipëria të bëjë hapa, të bëjë zhvillime që bien ndesh me standardet dhe kriteret e Bashkimit Europian”, shtoi kryeminstri.
Shefi i qeverisë Rama foli edhe për bonusin e pensionistëve, duke u thënë protestuesve se nuk do të japë dorëheqjen e nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
“Ne nuk kemi asnjë fushatë. Fushatën tjetër e kemi në 2029-ën. Kështu që pensionistët morën një tjetër bonus, ku u fut edhe çdo qindarkë e përfituar nga rritja e panatyrshme e çmimit të naftës, si rezultat i krizës së luftës mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit dhe asaj që ndodhi në Ngushticën e Hormuzit’, tha Rama.
Prej më shumë se një muaji qytetarët po protestojnë para godinës së kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit edi rama dhe krijimin e një qeverie teknike që të cojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.





