Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish protestat për çështjen e Zvërnecit.Në një postim në Facebook, urimet për ditëlindjen e tij, kreu i qeverisë i lidhi me tubimet qytetare. Duke postuar një foto të tijën teksa bashkangjitur shihet një flamingo, i kthyer në simbol të protestave, Rama u shpreh se përpos urimeve është i vetëdijshëm se nuk do të mungojnë as komentet negative.
“Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon. E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”, shkruan Rama.
Ndërkaq, sot pritet të zhvillohet protesta ne bulevardin qendror teksa akvitistë dhe qytetarë kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive.
Përpos qytetarëve nga vendi, këtë të shtunë pritet t’i bashkohet tubimit edhe diaspora.
Nga pikën kufitare të Muriqanit kane hyrë makina të shumta me flamuj kombëtar.
Tubimi i kësaj të shtune, shënon protestën e 35 kombëtare me kërkesat për anulimin e projektit të Kushner në Zvërnec, anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, transparencë nga qeveria, anulimin e paketës së maleve dhe largimin e Kryeministrit Edi Rama.






