Në 35-vjetorin e Partisë Socialiste që u shënua këtë qershor pati edhe mungesë të pjesëmarrjes së elementeve të vjetër të partisë, të cilët kanë bërë historinë e PS-së.
I pyetur në studion e emisionit “Quo Vadis” nga moderatorja Pranvera Borakaj, ish-deputeti Piro Lutaj deklaroi se ata që e kanë marrë ftesën dhe nuk kanë qenë prezentë kanë bërë zgjedhjen e tyre personale, por për figurat e vjetra që nuk ishin të pranishme për shkak se nuk ishin njoftuar është e pafalshme nga ana e organizatorëve.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Munguan shumë elementë të vjetër, që kanë bërë historinë e PS-së, në atë 35-vjetor. Pati edhe reagime në rrjetet sociale. Pse kjo shkëputje?
Lutaj: Jam absolutisht kundër mënyrës së organizimit duke përjashtuar elemente për shkak të një situate të momentit lidhur me marrëdhënien qoftë me drejtueist politik të qarqeve, qoftë edhe me vetë socialistët. Kontributet nuk mund të fshihen. Është tjetër gjë çfarë qëndrimi mban një person, dhe çfarë mban një tjetër. Më ka mbetur në mendje reagimi i9 vajzës së Dashamir Dinit, kryetarit të PS-së në Shkodër në vitet 1995-1997. Unë atë kohë nuk kam qenë në PS. Kam lexhuar një status të vajzës dhe të them të vërtetën më erdhi shumë keq. Ai për fat të keq nuk jeton më, por gjithsesi nuk pati një zë ta kujtonte, ta respektonin. Ashtu siç nuk pati edhe në rajone të tjera, ku njërëz të rëndësishëm, të cilët në kohën e themelimit të PS-së kanë qenë drejtues kryesor, për arsye të ndryshme nuk qe pjesë e kësaj ceremonie. Kush nuk ka dashur të vijë, është çështje e tyre. Kush nuk është lajmëruar dhe është shmangur prej elementeve që i organizojnë këto punë është përgjegjësi e pafalshme dhe ata duhet të japin llogari para strukturave të partisë për këtë gjë.





