Ish-deputeti socialist Piro Lutaj ishte i ftuar këtë të enjte në studion e QUO VADIS në Vizion Plus.
I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj, se si i është dukur thirrja e protestuesve “Rama jepe dorëheqjen”, Lutaj u përgjigj se protesta nuk është e pastër.
Ai shtoi se PS ka marrë votëbesimin e qytetarëve vetëm pak kohë më parë.
Sipas Lutaj, aktualisht Rama dhe mazhoranca janë në një proces shumë të rëndësishëm të përmbylljes së kapitujve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Thirrja ‘Rama Dorëhiqu’, si ju duket?
Piro Lutaj: Kjo thirrje ‘Rama Dorëhiqu’, kjo e ka kaluar, atë çka unë thashë në fillim, protesta duhet të jetë e pastër. Edi Rama dhe mazhoranca që kemi, nuk kanë bërë vitin që janë votuar nga qytetarët shqiptarë. Kanë marrë votëbesimin e qytetarëve shqiptarë dhe nuk mundet që mbas nëntë muajsh qeverisje të grumbullohet një numër i konsiderueshëm njerëzish, që unë nuk jam për të numëruar njerëzit a janë 50, a janë 100, a janë 150, boll të marrim çfarë thonë ata. Por nuk është e motivuar që mbas nëntë muaj qeverisje të dilet e të thuhet ‘Rama Dorëhiqu’. Dhe tani janë fokusuar vetëm te çështja ‘Rama Dorëhiqu’. Ndërkohë që Rama dhe mazhoranca aktuale janë në një proces shumë të rëndësishëm të përmbylljes së kapitujve për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Brenda vitit që vjen duhet të kemi përmbyllur kapitujt. Befas janë shfaqur këto gjëra që e kanë tejkaluar, realitetin e shqetësimeve që me të drejtë i ngrenë qytetarët dhe që ekzistojnë.
/vizionplus.tv





