Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 July 2026
Vizion fokus

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480 viktima në...

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli, socialisti Lutaj:...

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë të sponsorizuar?...

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në parti s’ka...

Gabimi im më i madh si deputet i PS,...

Kush po e ‘heq qafe’ gardën e vjetër në...

Temperatura ekstreme në jug të Francës, digjen mbi 1...

‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: S’ikën kryeministri që mori...

A ka të ‘infiltruar’ të jashtëm në protestë? Surprizon...

Tensionet para Kuvendit, reagon sërish Rama: Përkallëzimi në dhunë...

Ndryshojnë kriteret për mësuesinë, ja sa duhet të jetë mesatarja minimale

2 Korrik 21:13

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme një sërë ndryshimesh në vendimin për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për kandidatët që aplikojnë në programet e studimeve të ciklit të parë dhe ato të integruara të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë.

Sipas rregullave të reja, pragu minimal i përgjithshëm i notës mesatare për të fituar të drejtën e studimit në universitet është caktuar 6.5. Për sa u përket programeve të studimit në fushën e mësuesisë, qeveria ka vendosur kritere më të larta pranimi.

Konkretisht, kandidatët që synojnë programet e ciklit të parë në fushën e mësuesisë për gjuhët e huaja duhet të kenë një notë mesatare minimale 7.0. Ndërkaq, nota mesatare minimale 7.5 do të jetë kriteri hyrës për programet e ciklit të parë që japin akses në programet master në fushën e mësuesisë, si dhe për programin e studimit që përgatit mësues për arsimin parashkollor, i cili nuk jep akses në programet master për arsimin fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.

Ky vendim sjell gjithashtu ndryshime teknike në dispozitat ekzistuese, duke zëvendësuar shtojcat përkatëse me një shtojcë të re që liston saktësisht programet ku aplikohen këto kritere të veçanta. Për zbatimin e këtyre pikave janë ngarkuar Ministria e Arsimit, institucionet e arsimit të lartë, si dhe strukturat e arsimit parauniversitar dhe të mesëm në vend.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Sociale
Tagged:
Arsimi i Lartë Keshilli i ministrave Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480 viktima në Holandë

më shumë...

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë të sponsorizuar? Ish-deputeti zbardh detaje

më shumë...

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në parti s’ka zëvendësues të Edi Ramës!

më shumë...

Gabimi im më i madh si deputet i PS, Piro Lutaj: Vota për ndryshimet kushtetuese të 2008-ës!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:46

Vala e të nxehtit shkakton rreth 480...

10:25

Sali Berisha ka ‘non gratën’ nga populli,...

10:16

Ç’ndodhi me Iranin, qeveria flet për luftë...

10:05

Piro Lutaj në QUO VADIS: Sot në...

9:52

Gabimi im më i madh si deputet...

9:46

Kush po e ‘heq qafe’ gardën e...

9:33

Temperatura ekstreme në jug të Francës, digjen...

9:31

‘Rama jepe dorëheqjen…’/ Piro Lutaj: S’ikën kryeministri...

9:18

A ka të ‘infiltruar’ të jashtëm në...

9:13

Ndryshojnë kriteret për mësuesinë, ja sa duhet...

8:56

Tensionet para Kuvendit, reagon sërish Rama: Përkallëzimi...

8:54

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagosen tre persona,...

8:48

Protesta në Shqipëri, ambasada e SHBA thirrje...

8:24

E rëndë në SHBA, 62-vjeçari vritet për...

8:20

Studim: Stresi kronik mund të ndihmojë sëmundjen...

7:56

Irani: Devijimi i anijeve në Ngushticën e...

7:50

Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4...

7:24

Dita e 33-të e protestës, nis grumbullimi...

7:04

Protestat para Kryeministrisë, Rama për DW: Nuk...

6:34

Sinjalet që tregojnë se rutina juaj e...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua gjatë p...
  • Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku i t...
  • Arratisja e Hasan Ferracakut, AMP arreston 4 punonjës polici...
  • Vrau kamarierin, Apeli dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.