Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 July 2026
Vizion fokus

Khamenei nuk do të marrë pjesë në ceremoninë mortore...

Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua...

Rusia mbyll shtatë pika kufitare me BE

Makina shkrumbohet nga flakët në Korçë

Bisedime të reja SHBA-Iran rinisin më 18 korrik, nuk...

Trump nxjerr shifrat: SHBA shpenzon më shumë për NATO-n,...

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet ligjore të BE-së në sektorin...

Balla: Ky Kuvend vazhdon deri në 2029, kreu i...

“Policia dhunoi protestuesit”, Berisha: Përgjakja e qytetarëvë tregoi fytyrën...

Incidentet mes protestuesve dhe deputetëve, Peleshi: Asgjë e mirë...

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet ligjore të BE-së në sektorin e energjisë

2 Korrik 16:18

Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet ligjore që rrjedhin nga Kapitulli 15 i Bashkimit Evropian për energjinë, pas miratimit të ligjit të ri për sektorin e energjisë elektrike, deklaroi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, gjatë Ministerialit të Komunitetit të Energjisë, që u zhvillua në Prishtinë.

Karakaçi bëri të ditur se me përmbylljen e kësaj pakete ligjore, Shqipëria, së bashku me Malin e Zi, renditet ndër vendet e rajonit që kanë përmbushur të gjitha dispozitat ligjore të sektorit energjetik, duke e vendosur vendin në një pozicion të avancuar në procesin e përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Fjala e plotë:

Ishim sot në Prishtinë, në Ministerialin e Komunitetit të Energjisë, ku paraqitëm të gjitha masat që shtetet kanë marrë për sa i përket përafrimit të Bashkimit Evropian. Njoftova me kënaqësi faktin që tashmë Shqipëria ka miratuar ligjin e sektorit të energjisë elektrike, duke përmbyllur detyrimin që ka në bazë të Kapitullit 15 të energjisë të Bashkimit Evropian. Duke përmbyllur këtë paketë ligjore, Shqipëria bashkë me Malin e Zi janë ndër shtetet që kanë përmbushur të gjitha dispozitat ligjore të sektorit energjetik dhe e vendos vendin tonë në një pozitë shumë përparuese në raport me të gjitha shtetet e rajonit.

Sigurisht ndava me kolegët ministra faktin që tashmë në Shqipëri mbi 10% e energjisë vjen nga energjia diellore dhe gjatë kësaj periudhe të verës ne kemi parë dhe ditë që nuk kemi pasur në punë kaskadën e Drinit, pra të treja veprat energjetike të menaxhuara nga shoqëria KESH, pikërisht për shkak të volumit të lartë të energjisë diellore që prodhohet në Shqipëri. Ne nuk do ndalemi këtu. Përveç 650 mega kapacitete energji diellore të cilat tashmë janë të ndërtuara, kemi shumë kapacitete të tjera, si nga energjia diellore, ashtu edhe nga energjia e erës, që janë në proces për t’u vlerësuar dhe shqyrtuar.

Megjithatë, një nga elementet që ngrita është nevoja që në fakt Bashkimi Evropian të përshpejtojë mekanizmat e saj financues për vendet e rajonit. Të gjitha vendet e rajonit në këtë kohë kanë nevojë për investime në infrastrukturën e interkonjeksioneve energjetike dhe në këtë kuptim është e nevojshme që të kemi dhe një përshpejtim të këtyre procedurave për investime. Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor është një mekanizëm shumë i mirë, megjithatë kemi nevojë për masa më të shpejta në mënyrë që të krijojmë mundësi për të marrë energji më tepër të rinovueshme në sistem dhe për ta ndërlidhur me të gjitha vendet e rajonit.

Komunikova me kolegët ministra që në kohëra si këto që janë të sotme, që kemi pasur disa kriza energjetike është shumë e nevojshme, më shumë se asnjëherë, bashkëpunimi energjetik ndërmjet vendeve të rajonit. Shqipëria qëndron e gatshme për të vazhduar gjithë bashkëpunimin me vendet e rajonit dhe në kuadër të Bashkimit Evropian, në mënyrë që siguria energjetike të jetë në themel të Shqipërisë, por edhe të gjithë rajonit të Evropës Juglindore.

Posted Under:
Anash Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Khamenei nuk do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit për arsye sigurie

më shumë...

Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua gjatë punës në Itali (EMRI)

më shumë...

Pas Korçës, digjet një tjetër automjet në Vlorë, dyshimet e para

më shumë...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit viziton sërish efektivët e lënduar në Spitalin e Traumës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

6:34

Sinjalet që tregojnë se rutina juaj e...

5:59

Khamenei nuk do të marrë pjesë në...

5:38

Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që...

5:35

Sëmundjet që përkeqësohen gjatë ditëve të nxehta

4:58

Pas Korçës, digjet një tjetër automjet në...

4:51

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit...

4:50

Rusia mbyll shtatë pika kufitare me BE

4:45

Makina shkrumbohet nga flakët në Korçë

4:34

Bisedime të reja SHBA-Iran rinisin më 18...

4:25

Trump nxjerr shifrat: SHBA shpenzon më shumë...

4:18

Karakaçi: Shqipëria përmbushi detyrimet ligjore të BE-së...

4:14

Parashikimi i motit për ditën e premte,...

4:04

Balla: Ky Kuvend vazhdon deri në 2029,...

3:48

Shtohen pushuesit në Velipojë, rritet edhe numri...

3:47

“Policia dhunoi protestuesit”, Berisha: Përgjakja e qytetarëvë...

3:28

Të shtëna me armë në Podujevë, plagosen...

3:04

Inceneratori i Tiranës në gjyq, SPAK mbyll...

3:00

“32 vite në detyrë, sot u gjakos”,...

2:45

Incidentet mes protestuesve dhe deputetëve, Peleshi: Asgjë...

2:20

Kalueshmëri më e lartë në maturë, Kumbaro:...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Tensionet në protestë, reagon Rama: Doli në pah pisllëku i t...
  • Ndërron jetë në spital punëtori shqiptar që u dëmtua gjatë p...
  • Moti i keq në Maqedoninë e Veriut, stuhi e përmbytje në Shku...
  • Vrau kamarierin, Apeli dënon me 17 vite burg Erjon Llapushin
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.