Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 July 2026
Vizion fokus

“Shqiptarët ikën nga sheshi, mbetën vetëm sharlatanët”, Bido i...

Redi Muçi: Shpallni zgjedhjet e parakohshme! Bido i përgjigjet:...

Jashtë protestë dhe përplasje, nis seanca plenare, PD bojkoton

Rusia e godet Kievin me sulme vdekjeprurëse me raketa...

Opozita bojkoton Kuvendin, akuzon mazhorancën për bllokim të nismave...

Tensionet para Parlamentit, Spiropali: Kuvendi të përdoret për të...

Nis grumbullimi i qytetarëve para Kuvendit, shoqërohen në komisariat...

Zgjidhet Kryesia e re e Partisë Demokratike/ 60 %...

Ligjvënësit u goditën me vezë para Kuvendit, Rama: Korbat...

“Është bërë bulevardi si karnavalet e Rio de Janeiro...

“Është bërë bulevardi si karnavalet e Rio de Janeiro që i sheh gjithë bota”, Rama për protestuesit: Kujtojnë se u bë deti kos dhe do zgjedhin kryeministrin me short

2 Korrik 08:51

Teksa vendi është përfshirë prej më shumë se një muaji nga protesta kundër projektit të investimit turistik në zonën e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama thotë se do të lexojë mesazhet që përcjell tubimi, duke bërë dallimin mes qytetarëve që protestojnë për problematika reale dhe atyre që, sipas tij, përdoren për qëllime politike. Në një bashkëbisedim me pensionistët, Rama u shpreh se në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku dikur janë vrarë njerëz gjatë protestave, sot qytetarët protestojnë lirisht, ndërsa pretendoi se në tubim marrin pjesë edhe “mercenarë” nga Prishtina dhe Tetova, të cilët, sipas tij, paraqiten si përfaqësues të diasporës.

Rama: Në këtë bulevard janë vrarë njerëz me pushkët e shtetit për të protestuar. Sot është gjë shumë e madhe që është bërë bulevardi i Tiranës si karnavalet e Rio de Janeiros që i ndjek gjithë bota. Kjo tregon që ne kemi krijuar kushte t që në këtë  vend të lulëzojë edhe liria dhe demokracia. Disa dalin atje, disa luajnë futboll, disa pinë kafe. Çohu nga kafja s’ka. Kush do të rrijë në kafe do rrijë në kafe, kush do të shkojë në punë do shkojë në punë, kush do të protestojë të protestojë. Protesta nuk është ajo që thuhet. Është edhe ajo që nuk thuhet, edhe për mirë dhe për keq. Protesta është ajo që nuk thuhet kur dalin atje shërbëtorë të paguar, mercenarë të ardhur nga Prishtina dhe nga Tetova dhe që bëjnë si diapsorë, por është dhe ajo që nuk thuhet. Shumë prej tyre nuk kanë dalë aty për të bërë rrëmuja, por kanë dalë se duan më shumë këtu, më mirë atje.

Këto janë të ndarë. Diktaturën dhe demokracinë kjo i dallon. Në diktaturë protestuesi është gjithmonë një kërcënim për interesa kombëtare dhe një armik që shfaqet dhe që duhetgoditur. Ka një kore të zezë mbi protestën. Merrini shikojini një nga një, nga dështaket politikë të dështakët e rrugëve të tjera të jetës se kujtojnë se tani u bë deti kos dhe do marrin në dorë fatet e vendit me dhunë ose me presion. Do e zgjedhin kryeministrin me short. Problemi është çfarë mendon populli dhe si mendon populli. Populli flet në zgjedhje. Protestës ne do t’i drejtohemi në mënyrë të strukturuar dhe do të duhet të bëjmë një reflektim serioz. Kjo nuk diskutohet.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Protesta rama

Nga e njëjta kategori

“Shqiptarët ikën nga sheshi, mbetën vetëm sharlatanët”, Bido i ashpër me protestat për Zvërnecin: Po heshtet politikisht nga ata që bëjnë si patriotë

më shumë...

Një pjesë e protestuesve largohen nga Kuvendi, shkojnë drejt komisariatit 1 dhe 4 për lirimin e personave të ndaluar

më shumë...

Lapaj shkon në protestë, qytetarët kërkojnë largimin e tij, nisin përplasjet mes tyre

më shumë...

Redi Muçi: Shpallni zgjedhjet e parakohshme! Bido i përgjigjet: Ti je tradhtar, ne punojmë të nxjerrim lekët me djersën e ballit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

11:17

“Shqiptarët ikën nga sheshi, mbetën vetëm sharlatanët”,...

11:01

Një pjesë e protestuesve largohen nga Kuvendi,...

10:53

Lapaj shkon në protestë, qytetarët kërkojnë largimin...

10:50

Redi Muçi: Shpallni zgjedhjet e parakohshme! Bido...

10:41

Jashtë protestë dhe përplasje, nis seanca plenare,...

10:40

“Plumbi i Artë”, shtyhet sërish seanca, mungojnë...

10:38

Përdorimi i IA nga fëmijët është tri...

10:37

Rusia e godet Kievin me sulme vdekjeprurëse...

10:15

Protesta, lëndohen dy punonjës policie, transportohen për...

10:10

Opozita bojkoton Kuvendin, akuzon mazhorancën për bllokim...

10:08

Tensionet para Parlamentit, Spiropali: Kuvendi të përdoret...

9:55

Qytetarët heqin barrierat metalike, policia u përgjigjet...

9:51

Shoferi humb kontrollin e makinës dhe përplaset...

9:35

Vrau kamarierin, Apeli dënon me 17 vite...

9:31

Nis grumbullimi i qytetarëve para Kuvendit, shoqërohen...

9:25

Shpërthim tritoli në Vlorë

9:24

Zgjidhet Kryesia e re e Partisë Demokratike/...

9:08

Ligjvënësit u goditën me vezë para Kuvendit,...

8:51

“Është bërë bulevardi si karnavalet e Rio...

8:43

“Sharlatanë, delirantë dhe dështakë që bëjnë teorira”,...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Spitali: Të plagosurit, jashtë rrezikut. Policia heton aksid...
  • Nis shpërndarja e bonusit të verës, Ibrahimaj jep shifrën!
  • Ndryshime në Policinë e Shtetit, shefi i komisariatit 4 ikën...
  • Aksident në aksin Lushnje-Berat, makina kthehet përmbys në m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.