Një ngjarje e rëndë është regjistruar diten e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është shtetasi Brian Syzo. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe motivet që çuan në plagosjen e tij.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Pogradecit, ku po merr ndihmën e parë mjekësore.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.





