Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, janë bërë prindër për herë të dytë.
Me miratimin e lejes nga dy prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani, Veliaj është shoqëruar nga qelia e tij drejt maternitetit “Koço Gliozheni” për të parë foshnjen e porsalindur. Sipas ligjit, leja është e vlefshme për 48 orë.
Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2018.





