Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
28 June 2026
Vizion fokus

Aksion i madh antikorrupsion në Irak, arrestohen 47 zyrtarë...

Presidenti Begaj takohet me homologun polak: Vlerësojmë mbështetjen e...

Tensione të reja SHBA-Iran! Garda Revolucionare pezullon procesin e...

Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi,...

Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Euro në një rrokullisje pa fund! Pritet të shkojë...

Shqetësimet e Dhomës Amerikane, një karton i verdhë për...

Biznesi bie në pesimizëm. Kush janë shqetësimet?

Rrëzohet helikopteri në Arabinë Saudite, humbin jetën 14 persona

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Do të shkatërrojmë infrastrukturën...

Presidenti Begaj takohet me homologun polak: Vlerësojmë mbështetjen e palëkundur për integrimin në Bashkimin Evropian

28 Qershor 22:24

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, mori pjesë sot, me ftesë të Presidentit të Republikës së Polonisë, Karol Nawrocki, në ceremoninë e nderimit të 70-vjetorit të Kryengritjes së Poznańit të vitit 1956, një nga ngjarjet më domethënëse të rezistencës kundër regjimit komunist në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Në kuadër të ceremonisë, krerët e shteteve të pranishëm miratuan një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës riafirmuan angazhimin për ruajtjen e kujtesës historike, mbrojtjen e lirisë, sovranitetit dhe të drejtës së kombeve për vetëvendosje.

Në margjinat e aktivitetit, Presidenti Begaj zhvilloi një takim kokë më kokë me Presidentin e Republikës së Polonisë, Karol Nawrocki.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur që Polonia i ka dhënë procesit të integrimit evropian të vendit tonë. Ai vlerësoi rolin udhëheqës të Polonisë brenda Bashkimit Evropian dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm për t’u kujtuar shteteve anëtare se integrimi i Shqipërisë dhe i Ballkanit Perëndimor përbën një domosdoshmëri gjeopolitike për një Evropë më të sigurt, më të bashkuar dhe më të plotë.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu ndihmën konkrete që Polonia ka ofruar për institucionet shqiptare përmes shkëmbimit të ekspertizës në procesin e përafrimit me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Ai theksoi se përvoja e suksesshme e Polonisë në transformimin demokratik, zhvillimin ekonomik dhe përmbushjen e standardeve evropiane është një model frymëzues për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Presidenti Begaj shprehu bindjen se marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Polonisë do të vijojnë të forcohen më tej, si në planin politik ashtu edhe në bashkëpunimin dypalësh, në dobi të qytetarëve të të dy vendeve.

Nga ana e tij, Presidenti Nawrocki rikonfirmoi mbështetjen e Polonisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe shprehu gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë në funksion të avancimit të procesit të integrimit evropian dhe forcimit të partneritetit mes dy vendeve.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
BEgaj Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Aksion i madh antikorrupsion në Irak, arrestohen 47 zyrtarë të lartë

më shumë...

Tensione të reja SHBA-Iran! Garda Revolucionare pezullon procesin e negociatave dhe kërcënon anijet në Hormuz

më shumë...

Rrufeja godet një pemë në një park në Suedi, plagosen 10 persona

më shumë...

Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:39

Aksion i madh antikorrupsion në Irak, arrestohen...

10:26

Studimi: Përgjumja gjatë ditës mund të jetë...

10:24

Presidenti Begaj takohet me homologun polak: Vlerësojmë...

10:17

Tensione të reja SHBA-Iran! Garda Revolucionare pezullon...

10:02

Rrufeja godet një pemë në një park...

9:52

Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin...

9:07

Maliq/ Shkoi për të mbledhur çaj, rrëzohet...

8:56

Euro në një rrokullisje pa fund! Pritet...

8:32

Shqetësimet e Dhomës Amerikane, një karton i...

8:04

Biznesi bie në pesimizëm. Kush janë shqetësimet?

7:16

Rrëzohet helikopteri në Arabinë Saudite, humbin jetën...

6:31

Ambasadori i SHBA-së në OKB: Do të...

5:50

Njerëzit me grup gjaku 0 nuk duhet...

5:13

Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës...

4:41

Europa në alarm nga vala e të...

4:25

“Çdo ndërhyrje do të ketë pasoja”, Irani...

4:05

Ukraina godet një rafineri nafte në rajonin...

3:49

Digjen disa hektarë shkurre dhe ullishte në...

3:20

Keni etje apo jeni të dehidratuar? Ja...

3:01

Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën...

Më të klikuarat

  • Ndodhej në të njëjtën qeli me të birin, ndërron jetë i parab...
  • Shqetësimet e Dhomës Amerikane, një karton i verdhë për poli...
  • Tre të arrestuar në Tiranë, dy dhunuan klienten dhe e mbajtë...
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Qershor 2026, çfarë kanë par...
  • Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.