Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee në Paris.
Të kapur dorë për dore, dy liderët janë parë të buzëqeshur pas takimit.
Lexo edhe :
Në qendër të bisedimeve ishin marrëdhëniet mes dy vendeve dhe perspektiva e partneritetit strategjik.
Vizita u zhvillua në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, me synim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Diskutimet përfshinë qasjen e re ndaj procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian si dhe përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s që do të mbahet në Ankara.
Rama dhe Macron janë takuar zyrtarisht në Paris në prill 2024, në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025, ndërkohë që kanë mbajtur komunikime të shpeshta në formate multilaterale dhe përmes kontakteve telefonike.
/vizionplus.tv






