Aksident në fshatin Çërravë të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet bujqësor ka dalë nga rruga duke u rrëzuar në përroin e fshatit. Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit për mjekim.
Deri më tani, mësohet se nuk paraqet rrezik për jetën.
Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





