Një person i shpallur në kërkim është përfshirë në një aksident rrugor mesditën e sotme pranë tregut së Fruta-Perimeve në Durrës, teksa po ndiqej nga policia për arrestimin e tij.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë tentativës për t’iu shmangur forcave të policisë, ai është përplasur me katër automjete.
Pas aksidentit, i dyshuari ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e tij, ndërsa po heton rrethanat e plota të ngjarjes.





