Pas 48 orë kërkimesh është gjetur trupi i pajetë i 37 vjeçarit Armando Zajsi i cili u mbyt në ujërat e liqenit të Ulzës pasditen e së hënës.
Trupi i të riut është zbuluar nga një pajisje dron nën ujor i Forcave Detare, që mbërriti këtë të mërkurë.
Kërkimet u zhvilluan nga palumbarët e forcave RENEA, të forcave të armatosura e shërbime të tjera të mbrojtes civile të Bashkisë Mat.
Pas konstatimit me pajisjen dron, në thellësi 37 metra, janë zhytur palumbarët e forcave RENEA dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen në sipërfaqe të trupit të pajetë të 37 vjeçarit.
Ndërkohë, trupi u transportua për ekspertizë mjekoligjore e më pas do t’i dorëzohet familjes për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
37 vjeçari Armand Zajsi kishte shkuar në Ulëz bashkë me kushurinj e shokë për të darkuar në një nga restorantet e zonës, të Martën do të rikthehej në Itali ku jetonte e punonte prej shumë vitesh.
Teksa ka qenë në breg të liqenit ai ka marrë mjetin ujor jetsci (xhetski) dhe ka hyrë në ujërat e liqenit duke bërë disa xhiro.
Në një moment është rrëzuar nga mjeti ujor dhe ka tentuar me not t’i afrohet por dyshohet se në këtë moment ka humbur ndjenjat dhe është zhytur në thellësi.





