Një zjarr ka rënë rreth orës 01:00 në një apartament në lagjen Pavarësia, pranë ish-Kombinatit në Vlorë. Flakët kanë përfshirë banesën e ndodhur në katin e tetë të një pallati, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë punuar për disa orë për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në apartamentet përreth. Operacioni është vështirësuar nga lartësia e objektit dhe intensiteti i zjarrit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në apartamentin e përfshirë nga flakët.
Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa hetimet vijojnë.
/vizionplus.tv





