Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mëngjesin e kësaj të hëne Mirditën. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorret, përgjatë aksit rrugor Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me armë brenda automjetit të tij një 45-vjeçar.
Viktima është identifikuar si Valter Lleshi. Ai është punonjës i kompanisë së bazaltit në Spaç dhe në muajin mars, makinerisë së tonazhit të rëndë të kompanisë që Lleshi e drejtonte, iu vendos tritol, por që nuk arriti të shpërthente.
Lexo edhe :
Related Posts
Lleshi mësohet se ka marrë plumba në kokë dhe trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 18 gëzhoja.
Paraprakisht vrasja mendohet se ka ndodhur për hakmarrje, pasi viktima ka qenë i skeduar për vrasjen e Anton Kelit në vitin 2020 në Rrëshen.
Anton Keli rezulton se është i afërm i Armando Gjinit edhe ky i ekzekutuar disa vite me parë në një sagë të përgjakshme me një tjetër fis në Rrëshen.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe po punohet për administrimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.






