Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
13 June 2026
Vizion fokus

Berisha: Të mbështesim protestën! Kreu i PD akuzon Ramën...

Trump, Ngushtica e Hormuzit dhe Huthit “rrisin temperaturat” për...

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar...

Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV udhëton...

Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

Tragjedi në New York, 12-vjeçari humb jetën pasi u...

“Ushtria amerikane vrau kreun e organizatës kriminale Tren de...

Marrëveshja SHBA-Iran merr formë, pritet nënshkrimi i memorandumit

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar i marrëveshjes...

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë këtë lëvizje të fuqishme

13 Qershor 12:33

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim online me qytetarët ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për protestën rinore që prej 13 ditësh po zhvillohet në Tiranë dhe në zona të tjera të vendit, duke e cilësuar atë si “lëvizjen më të jashtëzakonshme dhe më të fuqishme” që është përballur me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha se protesta, e cila sipas tij nisi si reagim ndaj ngjarjeve në Zvërnec dhe mungesës së transparencës nga institucionet, është shndërruar në një lëvizje të gjerë qytetare kundër asaj që ai e cilësoi si “regjim autoritar” dhe “narkoshtet”.

“Kjo lëvizje në thelb, në esencë, e cila filloi për shkaqe dhe ndjeshmëri qoftë të drejtash njeriu, zvarritja e banorit në Zvërnec në mënyrë shtazore, mungesa e plotë e transparencës për çdo gjë, për çdo zhvillim në atë vend dhe telat me gjemba, kjo lëvizje në fakt është lëvizja më e fuqishme që po përballet me diktaturën autoritare të Edi Ramës, narkoshtetin e tij.

Kjo lëvizje që ka në brendinë e vet guximin më të madh të kombit shqiptar, mbartës i të cilit janë të rinjtë shqiptarë.

Ka në brendinë e vet ndërgjegjen më të lartë kombëtare për t’u cliruar nga një regjim autokratik, i cili ka shndërruar zgjedhjet në farsë zgjedhore”, tha Berisha.

Sipas kreut të opozitës, të rinjtë janë forca kryesore e kësaj lëvizjeje, e cila, sipas tij, përfaqëson aspiratën për ndryshim, demokraci dhe largimin e praktikave që ai i konsideron si deformim të procesit zgjedhor dhe keqqeverisje.

Berisha akuzoi qeverinë për korrupsion, shpërdorim fondesh publike dhe varfërimin e qytetarëve. Ai tha se të rinjtë po protestojnë për shkak të emigrimit masiv, gjendjes së arsimit, pagave dhe pensioneve të ulëta, si edhe problemeve në sistemin shëndetësor.

“Çdo shqiptar duhet ta përkrahë këtë lëvizje”, deklaroi Berisha, duke u bërë thirrje demokratëve, opozitarëve dhe çdo qytetari që, sipas tij, dëshiron të jetojë me dinjitet në Shqipëri, të mbështesë protestat.

Në fund të fjalës së tij, kreu i PD-së theksoi se protesta ka nevojë për mbështetje të gjerë shoqërore dhe se, sipas tij, nuk duhet të ketë asnjë justifikim për të mos qëndruar në krah të të rinjve që po protestojnë.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Berisha proteste

Nga e njëjta kategori

Berisha: Të mbështesim protestën! Kreu i PD akuzon Ramën se organizoi antimiting kundër revoltës së qytetarëve

më shumë...

Vodhën xhirot ditore të 12 subjekteve, arrestohet 21-vjeçari në Lezhë, në kërkim bashkëpunëtori

më shumë...

Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zbulon në Ferma Club

më shumë...

“Me Indrin nuk do të kishte funksionuar”, Klevisa: Nuk duhet ta fitojë Moza

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:50

Berisha: Të mbështesim protestën! Kreu i PD...

2:27

Vodhën xhirot ditore të 12 subjekteve, arrestohet...

1:59

Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar,...

1:40

“Me Indrin nuk do të kishte funksionuar”,...

1:39

Çfarë do bënte ndryshe në Ferma VIP?...

1:21

“U futa në bela me burrin tënd”,...

1:15

Trump, Ngushtica e Hormuzit dhe Huthit “rrisin...

1:05

Nga Sara te Moza, Romiri flet pas...

12:39

Nga Italia dhe Greqia në argjendaritë e...

12:33

Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha:...

12:08

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja,...

11:56

Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete, disa...

11:53

Protestë në Rrjoll, banorët rrëzojnë gardhin rrethues...

10:57

Zhdukja e 34-vjeçarit, drejtori i Policisë së...

10:53

Rritet goditja ndaj krimit, Policia e Tiranës...

10:27

Përplasi qëllimisht me makinë katër persona, Prokuroria...

10:11

Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni...

9:59

Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve...

9:56

Vlorë, operacioni “Siguria” çon në pranga dy...

9:29

Tragjedi në New York, 12-vjeçari humb jetën...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e ti...
  • “U futa në bela me burrin tënd”, Dasara i “...
  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • Zhdukja e Eglant Koçit, ky është kamarieri i arrestuar, dysh...
  • Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.